Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

160 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi para derbit: “Zanetti nje idhull, shpresoj te ndjek gjurmet e tij. Ja cfare me tha Conte para se te vija te Interi.”

Hakimi para derbit: “Zanetti nje idhull, shpresoj te ndjek gjurmet e tij. Ja cfare me tha Conte para se te vija te Interi.”
Inter Club Staff

Achraf Hakimi eshte rikthyer qe te flase per transferimin e tij nga Real Madrid te Interi.

Ne prag te ndeshjes se pare ‘Derby Te Milanos” nga ai, marokeni ka folur per mikrofonat e Bein Sports disa prapaskena te kalimit te tij ne Milano.

Ai nder te tjera ka treguar cfare e ka shtyre qe te transferohet tek Interi ne veren e shkuar.

“Eshte nje nder qe te bej pjese e nje klubi legjendar ashtu si eshte Interi. Lojtaret me te medhenj kane luajtur keshtu ne San Siro.”

“Dua te tregoj qe klubi ka pasur te drejte qe ka besuar tek une. Jam shume i lumtur qe te njoh nje kampionat te ri. Do te mesoj shume dhe do te permiresohem, jam i sigurt.”

Ish-lojtari i Borussia Dortmund me pas ka shtuar: “Kam folur me Javier Zanettin kur kam firmosur kontraten.”

“Jemi pare disa dite me pas ne Appiano Gentile. Ai eshte nje legjende e vertete, nje simbol i Interit.”

“Shpresoj shume qe te ndjek hapat e tij: ka qene nje mbrojtes i madh boteror dhe nje model per mua. Kam folur edhe me tranjerin (Antonio Conten) perpara se te firmosja dhe ka pasur gjithmone nje ndjesi te mire me te.”

“Ai me ka thene se i pelqente shume menyra se si luaja dhe kjo gje ka qene e rendesishme ne zgjedhjen time finale.”

“Mendoj se eshte shume e rendesishme qe te ndjej besimin e tranjerit dhe te degjosh se ai te do vertete ne skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.