Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan Skriniar e pranon hapur: “Ja cfare na ka ndihmuar me shume ne kete moment: pikerisht…”

Milan Skriniar e pranon hapur: “Ja cfare na ka ndihmuar me shume ne kete moment: pikerisht…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar ka dale ne zonen e intervistave ne stadiumin Picco pak minuta me pare per te komentuar fitoren ndaj Spezias.

Keto kane qene fjalet e tij ku ai ka shpjeguar me detaje edhe gjithcka cfare ka ndihmuar Interin ne kete forme te tanishme.

“Shkendija? Mendoj se na ka ndihmuar shume ndeshja me Juventusin, qe ka qene patjeter nje shkendije e rendesishme.”

“Sipas meje ndeshja me Juventusin na ka ndihmuar nga shume kendveshtrime. Tani duhet te vazhdojme te fitojme.”

Ti je ne momentin tend me te mire. Tani mbron ne menyre te mrekullueshme edhe me tre mbrojtes. Po kapni te gjithe gjendjen me te mire?

“Une ndihem mire. Jam gati te jap nje dore per misterin aty ku duhet. Jam shume i lumtur kur skuadra eshte mire dhe fiton.”

“Per mua kjo eshte gjeja me e rendesishme. Pastaj ajo qe bej une ka rendesi nese e bej mire per skuadren.”

Cfare nuk duhet te zhduket nga ky Inter?

“Duhet te vazhdojme perpara keshtu. Kemi humbur pak ne minutat e fundit por kemi ecur mire. Objektivi eshte te fitojme te gjitha ndeshjet.”

Ke punuar shume per tu bere kaq perfekt?

“Une mendoj se duhet te punoj akoma per te arritur nivelin e kampionave si Samuel. Por jam ne rruge te mire.”

“Nuk dua te dorezoj asnje centimeter as une dhe as Inter, duam te vazhdojme keshtu.”

Cfare po ndodh tani? Pse e humbet disa kohe sigurine qe kishit?

“Mendoj se kemi gabuar disi me sjelljen tone ne ndeshje te caktuara. Nuk i kemi kuptuar apo lexuar mire.”

“Ne futboll dihet, kur gabon dicka te shkon cdo gje keq.”

“Ne kemi pasur forcen te ngriheshim. Tani eshte shume e rendesishme te mos dorezohemi sepse eshte nje moment shume i rendesishem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.