Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “Me mungon San Siro. Goli me i bukur…

Milito: “Me mungon San Siro. Goli me i bukur…
Andi Prifti

Futboll i luajtur por jo vetem, sot ne Pinzolo Diego Milito, Mauro Icardi dhe Marco Andreolli kane takuar tifozet, dhe u jane pergjigjur pyetjeve te tyre. Ketu keni te plote intervisten me Diego Milito:

Diego, cili eshte kujtimi jot me i bukur nga Interi?

“Ka shume, por nese duhet te zgjedh nje, them naten e Madridit.”

Kur kthehesh ne fushe?

“E prisja kete pyetje… Nuk e di te sakte, po mundohem te permiresohem dhe flitet per tetor nentor, por do te mundohem te hyj me pare sepse dua tu jap shume ketyre tifozeve, dhe tua paguaj dashurine ne fushe.”

Si ishte i vogel? Dhe Leandro enderron te behet futbollist?

“Isha pak gjaknxehte. Jam lindur me top, por kurre nuk enderroja te behesha futbollist i madh. Djalit tim i pelqen futbolli jashte mase.”

Ke menduar ndonjehere te blesh nje fanelle te nje shokut tend?

“Kam blere fanellen e Samuel nga Fondacioni Pupi, duke e paguar shume…”

Si po te duket Mazzarri? I ngjan Mourinhos?

“Po punojme shume mire, duke vuajtur pak por besoj se eshte normale. Nese duket si Mou? Kushdo ka stilin e tij, traineret nuk krahasohen. Ai ka treguar qe eshte nje trainer i madh, dhe shpresoj te na coje prape ne maje.”

Cfare te ka munguar ne keto muaj?

“Te luaj ne San Siro, gjeja me e bukur qe me ka munguar.”

Cfare muzike degjon?

“Me pelqejne shume stile, por ne Itali Ligabue.”

Cfare mendon per kete fanelle te re?

“Me pelqen, me pelqejne shume te dyja.”

Per levizjet e sulmuesve:

“Kam patur shume mesues te mire dhe trainera te shkelqyer. Por mund te permiresohesh gjithmone.”

Kush ka qene mbrojtesi me i forte qe je perballur?

“Andreolli, por edhe vellai im” (Fillon te qeshe kur tifozet therrasin emrin e Abate.”

Goli me i bukur qe kujton?

“Ai qe kam dashur me shume ka qene ai kunder Sienes, sepse na ka dhene kampionatin. Dhe goli i dyte ne Madrid.

Do i perplasesh perseri grushtat ne gjoks nese shenon ne derby?

“Shpresoj…te shenosh ne derby eshte gjithmone speciale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags