Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

400 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti kthehet ne nje ultras: “Do ju zbuloj dicka per Conten: ai eshte kthyer ne nje anti-juventin qe prej dites kur…”

Moratti kthehet ne nje ultras: “Do ju zbuloj dicka per Conten: ai eshte kthyer ne nje anti-juventin qe prej dites kur…”
Inter Club Staff

Massimo Moratti ndodhet ne qiellin e shtate pas fitimit te Skudetos nga ana e Interit dhe kete gje po e tregon ne cdo interviste qe po jep.

Keto kane qene fjalet e tij per La Gazzetta dello Sport, ku ai nder te tjera tregon edhe lumturine e tij te madhe.

“Babait tim, Facchettit, Priscos, Bellugit dhe Corsos ja dedikoj kete kampionat. Do te ishin ketu duke festuar si te cmendur.”

“Por ky kampionat eshte per cdo tifoz te Interit. E meritojne te gjithe. Me ne fund. E kam pasur edhe nje shkembim mesazhesh shume te ndjeshem me Steven Zhang dje.”

Me bukur nje Skudeto si tifoz apo si president?

“Ne nivel adrenaline, e para si pergjegjes nuk ka krahasim. Por nese e mendon se ne jete ka dhe gjera te tjera, je me i qete te i dyti.”

Ky Inter mund te hape nje cikel si Interi yt qe me pas te Tripleta sikur u be copash?

“Skudeto e pare beri qe ne te kishim me pas nje pesplete Skudetosh. Ne Madrid ishte pika me kulminante.”

“Ky Inter ka gjithcka per te hapur nje cikel dhe per te bere mire edhe ne Champions. Suning eshte nje fuqi, por Covid dhe problemet ne Kine nuk ishin te thjeshta. Tani shpresoj qe gjithcka te jete me e qete.”

Kane menduar edhe per Superligen…

“Inter ka dashur te futet pa bere shume zhurme dhe te dale pa e kuptuar askend. Nuk ishte maksimumi si gje, por te shohim.”

Sa mendoni se ky Skudeto eshte i Antonio Contes?

“Meritat e tij jane te medha. Ka vene fytyren e tij perpara te gjitheve. Nuk ka qene e thjeshte te izolohej skuadra nga problemet e klubit.”

“Nje situate e re per te. Nderkohe ka pasur kapacitetin per ti mbajtur te gjithe bashke. A do i rinovoja kontraten? Me mua skadencat e kontratave te tranjereve nuk ishin kaq te rendesishme… (qesh). Por duhet vazhduar me patjeter perpara me te.”

Ne cfare Conte dhe Mourinho jane te ngjashem? Por edhe kjo skuader me ate te Tripletes?

“Te besh keto krahasime eshte e veshtire gjithmone. Por edhe ky grup me eshte dukur me mision si ai.”

“Dy tranjeret jane super profesionista, me nje pasion te pafundem per futbollin dhe per punen qe ata bejne.”

Beson se per Conten ka qene e rendesishme edhe nata e zenkes me Andrea Agnellin ne Kupen e Italise?

“Ajo nate ka bere qe te linde nje Antonio Conte i ri, nje Conte anti-juventin. Cfare kenaqesie ajo dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.