Moratti: “Milito po permirsohet, Rolando dhe Wallace te “rende”, darkova me Ince”…
Pasi ka pare miqesoren e sotme midis Interit dhe Luganos, Presidenti Massimo Moratti i eshte pergjigjur disa pyetjeve te gazetareve ne dalje te qendres sportive “Angelo Moratti”.
President keni ngrene darke me Paul Ince?
.”(qesh) Po, po , e kam takuar Paul Ince…ishte nje problem gjuhe pastaj gjithcka shkoi mire”.
Si tu duk ndeshja e Diego MIlitos?
“Mire, Milito eshte ne rritje keshtu qe nuk mund te jete plotesisht ne forme por nga ana atletike po permirsohet. Ai beri dhe gol, kjo eshte me e rendesishmja. Gjithcka mire sot, e rendesishme kjo ishte”.
Te rinjte e tjere? Rolando, Wallace?
“Mbetet per te thene qe ka pasur ndeshje te tilla qe u eshte dashur nje stervitje e rende kurse sot gjeten nje skuader qe i kushtonin shume rendesi kesaj ndeshje, kjo nuk i ka lene shume mundesi per te treguar kualitetet e tyre”.
Vizita e dyte ne tre dite qe i beni skuadres, normale apo ka ndonje shije te vecante?
“Eshte normale sepse ishte nje ndeshje dhe me gjithe qejf nje ndeshje ne jave cdokush e sheh”.
Besoni per ndeshjen me Juventus-in?
“Te shohim, duhet punuar mire kete jave edhe pse disa nga lojtaret tane kryesore jane larguar”