Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

821 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA e Inter-Venezia: “100% i rregullt goli i pare i Interit: ja pse. Protokolli parashikon qe eshte e pamundur te…”

Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar me Venezian por me sa duket kjo fitore tjeter e Interit ka cmendur akoma edhe me shume tifozet kundershtare.

Ata kane shperthyer per nje faull te Edin Dzeko ne pjesen e pare, nje aksion perpara se Inter te shenonte golin e barazimit.

Por cfare ka ndodhur? Ne fakt, eshte e vertete qe Edin Dzeko godet me brryl lojtarin e Venezias qe hidhet per te kapur topin me te.

Arbitri duhet te kishte vershellyer per nje faull te lojtarit te Interit por ai nuk e konsideroi si nje kontakt per tu denuar.

Image

Nderkohe, ashtu si mund ta shikoni edhe nga pamjet, topi me pas ka shkuar te lojtaret e Venezias te cilet kane qene ne zoterim te topit.

Eshte pikerisht lojtari i Venezias qe ne zoterim te topit, rinis nje aksion te ri duke i bere zero shanset qe VAR te nderhyje.

Nderkohe, ERRORI ARBITRALI, nje faqe e specializuar per vendimet e arbitrave ne Itali shpjegon me detaje:

“Po shohim shume konfuzion verdalle. VAR ne perplasjen e Dzeko ne mesfushe nuk mund te nderhynte ne asnje rast. Vetem nese rasti ishte per karton te kuq, qe nuk ishte.”

May be an image of 2 people, outdoors and text that says "ERA FALLO?"

“Pastaj, topi kalon ne zoterim te Venezias, dhe eshte nje mbrojtesi i Venezias qe nis nje aksion te ri duke e nxjerre VAR jashte loje.”

“Faulli qendron, arbitri duhet ta kishte pare, por goli eshte i rregullt duke qene se ka nisur nje aksion te ri. Kjo eshte rregullorja dhe protokolli ne kete rast.”

“Eshte e vertete qe VAR e pa me kujdes kete rast vetem per te pare nese Dzeko ishte per karton te kuq dhe nese goditja ishte e qellimte por nuk rezultoi keshtu. Gol i rregullt i Interit.”

“Edhe pse lojtari ka pasur nje shenje te dukshme ne fytyre, VAR nuk mund te bente asgje. Kjo edhe per faktin se VAR nuk mund te futet ne loje per kartona te verdhe.”

“Por eshte e gabuar te ngaterrohet ky faull i Interit me golin e shenuar nga Barella. Behet fjale per dy aksione te ndryshme.”

“Gabimi ne kete rast eshte bere edhe nga mbrojtesi i Venezias qe ka vendosur te rinise nje aksion te ri duke goditur topin ne sulm ne vend qe ta nxirte jashte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.