Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Krahu i Brozovic, ja pse nuk duhet te jepej penallti. Nderkohe penalltia e Stefano Sensit ishte e drejte!

MOVIOLA – Krahu i Brozovic, ja pse nuk duhet te jepej penallti. Nderkohe penalltia e Stefano Sensit ishte e drejte!
Inter Club Staff

Dje Interi ka fituar ne fushen e veshtire te Cagliarit me rezultatin 1-2, por gjate ndeshjes ka patur shume raste te diskutueshme per sa i perket vendimeve te arbitrit.

Por gjithesesi, edhe pse gjithmone ka vend per diskutim, vendimet e arbitrit kane qene per tu duartrokitur dhe te drejta.

Ka qene keshtu nje ndeshje shume e mire e Fabio Maresca qe ka gjykuar me gjakftohtesi dhe drejtesi ne fushen e lojes edhe pse deshtoi keqazi kur Lukaku i tha per koret raciste qe po degjonte por ai e injoroi. Por le te rikthehemi tek moviola dhe tek rastet.

MINUTA E 18 – Arbitri Maresca ne minuten e 18 eshte shume i zoti te vleresoje ne kohe reale nderhyrjen e Asamoah ne zonen e Interit: ishte nje prekje me gjoks dhe jo nje prekje me dore.

MINUTA E 21 – Brozovic nderhyn rende ndaj Nainggolan: ishte e drejte qe mesfushori zikalter te ndeshkohej me kartonin e verdhe dhe kroati rrezikoi shume.

MINUTA E 27 – Lautaro shenon golin e avantazhit por asistenti Del Giovane sinjalizon nje pozicion jashte loje. Nderhyn VAR: pozicioni i Lautaros ishte i drejte. Goli quhet si i rregullt.

NE FILLIM TE PJESES SE DYTE – Brozovic ndalon nje top me krah te ngjitur pas nje krosimi te Cagliarit. Nuk ishte penallti sepse krahu ishte i ngjitur dhe quhet pjese e trupit. Arbitri dhe VAR e konfirmojne.

MINUTA E 64 – Nainggolan, i ndeshkuar me karton te verdhe, nderhyn dhe ben nje faull ne limitet e zones: Maresca gabon qe le avantazhin. Duhet ta ndalte lojen.

MINUTA e 70 – Maresca nuk ka dyshime per te dhene penalltine per Interin pas nderhyrjes se Pisacane ndaj Sensit: edhe ketu nje zgjedhje e sakte dhenia e penalltise. Ishte 100%. VAR konfirmoi gjithcka edhe pse me silent check.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.