Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Icardi-PSG, ja cfare ka ndodhur gjate nates: per momentin eshte eleminuar nje formule

Sky Sport – Icardi-PSG, ja cfare ka ndodhur gjate nates: per momentin eshte eleminuar nje formule
Inter Club Staff

Jane ore me te vertete te rendesishme per Interin dhe per merkaton e saj dalese keto te dites se fundit te merkatos. 

Sot mund te jete dita e largimit te Mauro Icardit nga Interi ne drejtim te Frances ku e pret Paris Saint Germain me krahe hapur.

Kete gje e ka pranuar edhe Wanda Nara ne emisionin Tiki-Taka te cilin e la pergjysme pikerisht per shkak te merkatos.

Per kete ka folur ne Sky Sport edhe eksperti i njohur i merkatos italiane dhe boterore, Gianluca Di Marzio.

Ai ka shpjeguar ate qe ka ndodhur gjate nates per sa i perket kesaj tratative: “Ka pasur dy takime ndermjet Interit dhe Wanda Nares.”

“Takimi natyrisht nuk ka qene vetem ndermjet gruas-agjente te lojtarit dhe drejtuesve, por ka pasur edhe ndermjetesues te tjere qe jane perfshire ne kete tratative.”

“Ne kete moment qe po flasim po vazhdohet te punohet por zhvillimet me te medha kane ndodhur gjate nates dhe oreve te para te mengjesit.”

“Interi dhe Wanda Nara po punojne fort per nje rinovim te kontrates per nje sezon qe ti hapet rruga nje huazimi ne Paris. Ne kete moment lojtari duket se eshte i hapur totalisht per nje kalim ne Paris dhe mund ta kete kuptuar qe tek Interi nuk ka te ardhme.”

“Por nga burime shume prane paleve, per momentin eshte eleminuar formula e huazimit pa te drejte blerje. E vetmja formule qe mund te perdoret eshte nje huazim me te drejte blerje ne favor te Paris Saint Germain.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.