Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo: “Conte ka zgjedhur me ne fund se cilin lojtar deshiron ne shkembim nga Barca per Lautaron.”

Mundo Deportivo: “Conte ka zgjedhur me ne fund se cilin lojtar deshiron ne shkembim nga Barca per Lautaron.”
Inter Club Staff

Vazhdon dialogu pa pushim i Interit dhe Barcelones per Lautaro Martinez, objektivi numer nje i katalanasve. 

Ashtu si eshte treguar prej kohesh tashme, Barca nuk ka para per te paguar klauzolen prej 111 milione euro te Toros dhe po tenton te fuse lojtare ne marreveshje.

Por nder shume lojtaret e ofruar tek Interi, sipas asaj qe tregon el Mundo Deportivo, me sa duket Interi ka vendosur se ke lojtar do te perfshije ne kete marreveshje.

Sipas tyre, lojtari eshte i perzgjedhur nga Conte dhe vleresimi i tij eshte pare si i drejte dhe i sakte nga drejtuesit e Interit.

Júnior Firpo - Player profile 19/20 | Transfermarkt

El Mundo Deportivo ne fakt bazohet edhe tek fjalet e Gianluca Di Marzio diten e djeshme: emri me sa duket eshte ai i Junior Firpo.

Lojtari ka lindur ne 1996 dhe luan ne krahun e majte te mbrojtjes (e kunderta me Nelson Semedo).

Ish-lojtari i Betis ka luajtur ne kete sezon 17 ndeshje dhe ka shenuar 1 gol por ende nuk ka marre ndonje propozim zyrtar edhe pse deshira e tij ka qene te qendroje tek Barcelona.

Gjithmone siper te perditshmes spanjolle, eshte pikerisht ai i perzgjedhuri per tu futur ne marreveshjen per Lautaron nga Interi. Te jete e vertete?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.