Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

805 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nagatomo preket ne interviste live kur flet per tifozet e Interit: “Nuk di cfare te them, vetem…”

Nagatomo preket ne interviste live kur flet per tifozet e Interit: “Nuk di cfare te them, vetem…”
Inter Club Staff

Eshte pare nje Yuto Nagatomo shume i prekur ai qe ka pershendetur per here te fundit tifozet e Interit nepermjet mikrofonave te Mediaset. 

Ja fjalet e japonezit shtatshkurter dje pas ndeshjes se Japonise se tij:

“Falenderoj te gjithe tifozet e Interit. Me kane mbeshtetur shume, per tete vite spektakolare per mua, me zemer.”

“Sa shume gjera dua te them per ta – thote japonezi dukshem i merzitur -, por ndonjehere fjalet nuk mjaftojne per te shprehur gjithcka cfare ndjen.”

Keshtu shprehet Yuto Nagatomo dhe nderkohe shume i prekur me syte e mbushur. Keshtu Nagatomo do te transferohet tek Galatasaray, por nuk harron vitet ne Milano qe me siguri jane me te rendesishmet te karrieres se tij.

“Do te kisha dashur shume te fitoja kampionatin, me vjen shume keq qe nuk e arrita dot.”

“Por tani Interi eshte shume me i forte se ne te kaluaren, do te luaje edhe ne Champions League dhe per mendimin tim me kete skuader qe ka mund te fitoje edhe Serie A”.

Me pas, ai flet edhe per Boterorin dhe shpjegon: “Cfare na mungoi per te mundur Belgjiken? Na mungoi gjithcka. Ata jane te forte, me kualitet dhe personalitet.”

“Nje nivel shume i larte natyrisht, sigurisht me shume se ne.”

“Duhet te bejme me shume, te vrapojme me shume. Jemi rritur shume, e vertete, por jemi ende teper te brishte nga ana e nivelit fizik. Shikoj Brazilin fitues ne kete Boteror.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.