Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, takim merkatoje ndermjet Contes dhe Marottes: ja emri i pare qe ka dale ne pah

Inter, takim merkatoje ndermjet Contes dhe Marottes: ja emri i pare qe ka dale ne pah
Inter Club Staff

Ne shtepine Interi vazhdojne takimet e merkatos ndermjet tranjerit dhe drejtuesve zikalter per te gjetur nje zgjidhje per repartet e pa kompletuar. 

Dje ne Appiano eshte zhvilluar nje takim i rendesishem dhe i gjate ndermjet Marottes, Piero Ausilios, Lele Orialit dhe Antonio Contes.

Ka qene nje takim me te vertete i nevojshem sepse jane vendosur strategjite e merkatos per ditet e ardhshme. Kjo e ketij viti ka qene me te vertete nje merkato e kompletuar dhe me shume blerje te lena pergjysme per nje shkak apo per nje tjeter. Reparti qe po vuan me shume eshte ai i sulmit.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, nga takimi ka dale ne pah se “Conte deshiron nje lojtar qe eshte gati ne sulm, me mire dikush qe ka eksperience se sa nje i ri qe duhet formuar dhe qe do kohen e tij per tu bere nje lojtar i madh e per tu pershtatur.”

“Duke pare se puna per skemat do te filloje me vonese ne krahasim me programin e tij, ai qe do te vije do te duhet te punoje dyfish.”

“Pastaj imagjinoni pak nese sulmuesi i perzgjedhur nuk do te kete luajtur ndonjehere ne Serie A dhe sa kohe do te doje te pershtatet.”

“Por gjithesesi ne skuader eshte edhe Lautaro Martinez e me shume mundesi Edin Dzeko qe pritet te vije gjate javeve ne vazhdim dhe Serie A e njohin shume mire. Gjithesesi Conte nuk deshiron baste dhe i deshiron blerjet e reja sa me shpejt te jete e mundur.”

Ideja e nje lojtari gati, i cili e njeh mire Serie A te ben qe ti kthesh syte pikerisht tek alternativa e pare e vertete e Romelo Lukaku: ai Duvan Zapata qe ka qene protagonist i nje sezoni te shkelqyer me Atalanten e Gasperinit.

Karakteristikat e tij jane shume te ngjashme me ato te Lukaku dhe e njeh shume mire Serie A, shume me mire se Romelu. Prandaj nuk duhet humbur kohe. Eshte pikerisht Zapata emri i pare qe ka dale nga ky takim. Por per te pare se per ke do te vendose Interi te investoje, duhet te presim edhe pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.