Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ndodh e papritura? “Sensi mund te perfundoje te Tottenham: ja cfare po ndodh. Oferta eshte nje…”

Ndodh e papritura? “Sensi mund te perfundoje te Tottenham: ja cfare po ndodh. Oferta eshte nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Stefano Sensi mund ta kete te ardhmen e tij larg Interit dhe shume afer… Antonio Contes.

Sipas lajmeve te fundit, zikalterit po mendojne serioziosht per largimin e Stefano Sensit ne kete merkato janari ne huazim.

Nderkohe, ne oret e fundit, sipas asaj qe tregon 90min.com, Sensi po afrohet shume me Tottenham sepse keta te fundit jane shume te interesuar per te.

Sensi keto kohe nuk ka qene i demtuar po ka gjetur shume pak hapsira tek Interi edhe pse ka qene ne dispozicion te skuadres.

Nje tregues ky qe Inzaghi nuk e shikon me si nje element te vlefshem per skuadren e tij edhe me shume mundesi dicka mund te kete ndodhur.

Prandaj, Interi per te mos humbur ne vlere te ky lojtar, po mendon ta huazoje dhe ketu ka dale ne pah Tottenham.

Keta te fundit jane te gatshem ta marrin lojtarin ne huazim duke i paguar te plote rrogen e mbetur deri ne fund te sezonit.

Pengesa? Deshira e Sensit per te mos u larguar nga Interi dhe nga Italia. Ai po pret te behet baba dhe do te donte qe jeten e tij ta vazhdonte ne Milano, tek Interi.

Nderkohe nga ana e tij Conte po shikon ne Itali per nje trekuartist sepse ne kete moment nuk ka asnje lojtar te vlefshem per ate pozicion dhe Sensi do te ishte nje zgjidhje ideale, gjithmone nese do te ishte ne top forme fizike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.