Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Premier Inter godet akoma: Eto’o enderron rikthimin dhe tashme kemi dhe gatishmerine nga Nani

Ne Premier Inter godet akoma: Eto’o enderron rikthimin dhe tashme kemi dhe gatishmerine nga Nani
Ardi Deda

Inter ka konservuar nderkohe sharmin e tij, te pakten ne Angli. Eshte e sigurte per kete Corriere dello Sport, i cili shpjegon se si klubi zikalter eshte akoma nje destinacion e preferuar nga lojtare te ndryshem qe luajne ne Premier League, mbi te gjitha ato qe jane ne mbarim kontrate me klubet e tyre dhe qe jane ne sulm per tu rinisur. Jane dy emrat qe konfirmon Corriere, Samuel Eto’o dhe Nani. Dy emra ne dukje jashte radareve zikalter per shkak ta pages se tyre, por qe gjithsesi mund te bejne pjese ne te ardhmen e Interit.

Lidhja me Eto’o – Sulmuesi kamerunas, nuk e ka fshehur kurre lidhjen e tij me Interin dhe qytetin e Milanos, ku jetojne bashkeshortja dhe femijet e tij. Fjalet e thena pas fitores me Galatasaray, kane rindezur fantazine e tifozeve: sulmuesi do te donte te mbyllte karrieren ne Maiorca, por hipoteza Inter e ngacmon. Dyshimet qe kane te bjene me rrogen e larte dhe moshen 33 vjec qendrojne. Erick Thohir, megjithate, nuk mund te mos jete vecse i lumtur per nje sulmues me peshe si Eto’o qe deshiron Interin.

Nani thote po – Ne dy ditet e tij ne Angli Ausilio ka takuar agjente dhe ndermjetes te ndryshem. Ka kuptuar qe ne Premier Interi pelqehet dhe se lojtare te ndryshem do te zgjidhnin me deshire ngjyrat zikalter. Midis ketyre eshte dhe Nani i cili eshte duke perjetuar nje sezon te trazuar per shkak te demtimeve. Ne kuader te procesit te rindertimit te tij, Manchester United do te donte ta shiste lojtarin me titull perfundimtar dhe si Juventusi ashtu dhe Milani ne janar jane informuar per operacionin qe atehere mund te mbyllej me marrjen hua te lojtarit. Kjo formule do te jete e vlefshme edhe ne janar? Interi ka mbajtur shenim gatishmerine e lojtarit per tu transferuar ne Milano, por do te vleresoje ne menyre te qarte dobishmerine e portugezit per Mazzarrin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.