Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Perez ne sulm per Icardi-n: 80 milione plus nje Top Player per Interin.

Ne Spanje – Perez ne sulm per Icardi-n: 80 milione plus nje Top Player per Interin.
Ardis
  • On 30/11/2018, 16:24

Mbas transferimit te Cristiano Ronaldo-s ne veren e kaluar, Real Madrid eshte akoma ne kerkim te nje qendersulmuesi me nivel qe mund te mbushe hapesiren qe ka lene portugezi. Kane, Cavani dhe Icardi jane objektivat e merengues, por endrra e presidentit Perez vazhdonte jete qendersulmuesi i Inter-it.

Per te bindur klubin zikalter qe te shese Icardi-n, Real Madrid eshte ne gjendje qe te ofroje edhe nje lojtar te rendesishem, nje lojtar me te vertete shperthyes. Modric? Jo, nuk behet fjale as per Karim Benzema. Presidenti i Blanco-s po pergatit oferten Maurito: 80 milione € cash plus kartonin e Mariano Diaz.

MARIANO DIAZ – Qendersulmuesi nga Republika Domenikane, vitlindja 1993, me ardhjen e Solari-t po luan shume pak, ku Benzema i ka mbyllur te gjitha hapesirat, por ne sezonin tek Lion ne huazim, ka vene ne dukje se ka disa karakteristika te rendesishme.

43 ndeshje, midis Ligue 1 dhe Europa League, dhe ka realizuar 20 gola qe kane bindur Real Madrid qe ta sjellin serish ne shtepi. Mariano ka nevoje qe te luaje dhe i ka kerkuar presidentit Perez te transferohet ne nje klub ku mund te luaje me vazhdimesi me te madhe. Oferta nuk e ka bindur Inter-in, por klubi zikalter nuk e ka mbyllur plotesisht te gjithe porten. Tratativat jane vetem ne fillimin e tyre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.