Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

97 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga 0 deri ne 10 – Kovacic alla Iniesta, lavderime per Zanetti-n, me ne fund nje penalltine ne favor te Inter-it dhe shkretetira ne sulm

Nga 0 deri ne 10 – Kovacic alla Iniesta, lavderime per Zanetti-n, me ne fund nje penalltine ne favor te Inter-it dhe shkretetira ne sulm
Ardis
  • On 06/05/2013, 13:50

Inter-i humbet ne Napoli, si gjithmone deciziv Cavani ne San Paolo per te mundur zikaltrit me nje triplete. Goli i vetem per Inter-i i shenuar nga Alvarez.

ZERO – Sulmues ne dispozicion te Stramaccioni-t. Ne San Paolo formacioni duket i pakompletuar, me Alvarez dhe Guarin perpara. Kane perfunduar ne kete situate sepse eshte demtuar edhe Rocchi, i vetmi sulmues pyke. Shkreteterire

NJE – I mundshem qe mund te evitohej nga ana e Samir Handanovic. I cili perballe Napoli-t, pret shume gjuajtje, pa ndonje mrekulli te mundshme. Pika e tij e dobet Cavani. Marsiani il Matador, i vetmi qe e mposhti Handanovic.

DY – Rikthime te rendesishme per Inter-in. Fredy Guarin dhe Esteban Cambiasso te cilet i japin ekipit nje loje te re dhe freski ne fushe. Kolumbiani , tashme titullar, arrin te krijoje ndonje aksion dhe shkon afer golit. Nje rreze drite ne erresire.

TRE – Eshte numri i Edison Cavani-t, mbremjen e djeshme. Shenon tre gola: nje ne minuten e 3-te te pjeses se pare, tjetren ne minuten e 33-te te pjeses se pare dhe te fundit ne minuten e 33-te te pjeses se dyte. Nje tjeter prezantim prej fenomeni: I pathyeshem, ndihmon skuadren dhe frikeson mbrojtjet kundershtare. CHAPEAU

KATER – Prekje te topit i mjaftojne Napoli-t per ta vene ne veshtiresi Inter-in. Mesfusha ndihmon shume pak, krahet nje kunder nje jane favorit napoletanet, rezultati, nje Inter shume i lodhur perballe nje Napoli te fresket dhe te gatshem.

PESE – Per Marco Benassi-n. Futet si titullar ne formacion por nuk shkelqen, ku mund te thuhet se ishte nje impenjim shume i veshtire ne San Paolo per te me nje Inter te ketyre kushteve dhe nje Napoli shume te motivuar. Mund te beje me shume.

GJASHTE – Muaj me vone Inter-it i akordohet nje penallti ne favorin e saj. Ishte nentor kur kunder Juventus-it, iu dha penallti ne favor te Inter-it, me ne fund Inter-i risheh mundesine per te gjuajtur nga 11-metershi. Kundrejt Zuninge-s mungon nje karton, Giannocaro ne momentin e aksion shikon drejt nje penallti, bravo Alvarez-it qe mori persiper te gjuaje dhe te shenoje nga 11-metershi.

SHTATE – Gola te pesuar ne 4 ndeshjet e fundit, bashke me ndeshjen ne Coppa Italia. Problem ii Inter-it qendron tek mbrojtja ne menyre shume te dukshme ne veshtiresi, edhe dje ne mbremje me Ranocchia-n dhe Chivu-n ne menyre te vecante kunder Cavani-t gjendeshin ne veshtire. Nuk ishin mire nga gjendja fizike, dakort, por problemi eshte i vazhdueshem. Eshte nje sektor qe i duhet dhene zgjidhje sezonin e ardhshem.

TETE – Per tifozet e Napolit ne Tribune-n Posillipo te cilat i dedikuan nje STRICIONE Javier Zanetti-t. Kapiten i te gjitheve, qe i merion fjalet e mira  edhe nga populli napoletan.

NENTE – Ndeshje ne kampionat per Christian Chivu. Por rezultati per te eshte shume i vaket edhe per kete vit. Rumuni perballe Cavani-t gjendet vazhdimisht ne veshtiresi. Ose duhet te permisoje formen e tij fizike, ose vitin tjeter duhet te luaje me pak.

DHJETE – Per te ardhmen, mbi bluzen qe mban dhe per rolin qe ben. Mateo Kovacic do te luaje me perpara vitin tjeter. Ky djalosh mund te beje shume mire edhe ne pozicion me te avancuar, sepse ka hapin dhe vizionin per lojen qe mund te behet deri diku nje pasardhes i Inieste-s. Luan shume mire ne mbremjen e San Paolo-s, i vetmi lojtar i frikshem per mbrojtjen kundershtare napoletane. Sot mbush 19 vjec: urime, fenomen i vogel.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.