Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

64 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NGA 0 DERI NE 10 – Inter – Cagliari

NGA 0 DERI NE 10 – Inter – Cagliari
Ardis
  • On 15/04/2013, 9:26

Inter-i humbet serisht midis polemikave te arbitrave kunder Cagliari-t. Vendos nje dopiete e nje ish-i Pinilla.

ZERO – eshte reagimi i Inter-it mbas golave te pesuar. Nje goditje e rende – me gjithe corben e gatuar nga arbitrat. Por ky Inter, ka varrosur edhe krenarine. Fatkeqesi dhe humbje, pa reagime. Per me teper ishin duke pesuar edhe golin e trete.

NJE – e vetme, gjuajtja e rrezikshme e Fredy Guarin. Por Fredy Guarin i vertete eshte zhdukur, nuk ekziston me. Nje dublant i vetes se tij, ky eshte lojtari qe Porto ka shitur.

DY – golat e Mauricio Pinilla-s. Nje me simulim dhe nje tjeter ne aksion e siper. Nje mallkim i vertete per Inter-in, i demtuar nga Pinilla qe ne kohet kur ishte me Palermon e deri me Cagliarin.

TRE – eshte vota e vleresimit per kategorine e arbitrave ne Serie A. Arbiter Celi ben nje GERVASONATA kur dhuron penalltine simulimit te Pinilles: dhe nga 5 metri larg aksionit si ka mundesi qe nuk e shikon? Nderkohe qe kontakti qe ishte me Ibarbon (jashte apo brenda zones?) dhe nuk akordon faull. Gjithashtu edhe kur Dessena hedh pertoke Rocchi-n ne pjesen e pare. Per ta pembledhur: Arbitra fallco dhe qesharak.

KATER«figurina mbi penalltine e Pinilles». Me ndeshjen ne rezultatin 0-0, ne momentin e penalltise te gjuajtur nga Pinilla kater lojtare kishin ndaluar ne momentin e nisjes se kilenit me duart te mbeshtetur tek gjunjet e tyre. Te gjithe zikalter, me lojtaret e Cagliari-t te avancuar ne zonen e penalltise. E dini cfare do te thote «te heqesh prizen nga spina»?

PESE – ndeshje ne kampionat – te fundit – kater humbje. Vetem Genova e shpeton Inter-in nga 5 humbje rresht. Dhe te mendosh se disa dite me pare flitej per nje «trend pozitiv» per ndeshjet kunder Juventus-it dhe Tottenham-it. A eshte e kuptueshme qe Inter-i eshte ne «renie te lire»?

GJASHTE – per Tommaso Rocchi-n. Qe jep maksimumin ne fushe, i braktisur ne sulm ne nje repart qe drita nuk u ndez praktikisht asnjehere. Ne nje sens tjeter per prezantimin e tij ne kete ndeshje Rocchi-t sinqerisht nuk mund ti kerkohet te beje me shume.

SHTATE – tentative te kryera nga Ricky Alvarez. I provoi te gjitha. Ndonje rast i krijuar, ku mund te bente me shume. Ne pjesen e dyte u zhduk… U zgjua gje shume vone?

TETE – ndeshje ne kampionat dhe dy skenare fatkeq. Matias Silvestre eshte njeriu i mallkimeve: kunder Atalantes i jepet penallti kundra; me pas, vjen ndeshja me Cagliari-n dhe Celi shikon nje kontakt me Pinilla-n qe nuk ekziston. Ai ngre duart lart dhe deshperohet.

NENTE – golat e pesuar nga Inter-i ne 5 ndeshjet e fundit. Nje statistike e turpshme, prej nje ekipi ne fund te klasifikimit. Problemi eshte reparti i mbrojtjes, perjetesisht e semure nga nentori deri me sot.

DHJETE – hedhjes nga trampolina te Mauricio Pinilla-s. Per Olimpiadat e Rio-s, Kili ka nje garanci me shume nga trampoline. Nje pune shume e mire nga e tij qe meriton medalje ari.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.