Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

823 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia: stop Vidal, eshte Guarin tashme objektivi i United. Dhe Inter tashme studion goditjen e madhe

Nga Anglia: stop Vidal, eshte Guarin tashme objektivi i United. Dhe Inter tashme studion goditjen e madhe
Ardi Deda

Fredy Guarin behet papritur objektivi i pare i Manchester United te Louis Van Gaal. Sipas asaj qe raportohet sot nga gazeten angleze Daily Star, ne fakt, Red Devils pas veshtiresive per te arritur tek Arturo Vidal, i blinduar nga Juventus dhe tekniku i tij Allegri, kane vendosur te synojne tek kolumbiani i Interit, gjithmone i konsideruar alternativa numer nje e kilianit. Per Guarin, sipas gazetes, United duhet te perballen pikerisht me konkurrencen e bardhezinjve, te cilet jane gjithmone vigjilente per zikaltrin. Ne marreveshje mund te perfshihet njeri midis Nanit dhe Javier Chicharito Hernandez, qe klubi i Manchester e kishte provuar ta perfshinte ne nje tratative hipotetike me Juventusin.

Ne rast shitje Inter do te ksihte likuiditetin e nevojshem per te shkuar ne kerkim te goditjes te madhe ne fund te merkatos. Zikaltrit kane prej kohesh ne dore dakordesine e Jonathan Biabiany, edhe pse duhet gjetur akoma nje akord me Parmen qe te kanaqe te dy palet ne ceshtje. Por nuk eshte per tu perjashtuar qe zikaltrit te hidhen tek nje emer i nje profili me te larte. Dje hipotezohej per Alessio Cerci, qe per nga karakteristikat e tij mund te perbeje perforcimin ideal per te kompletuar repartin e avancuar te formacionit te Walter Mazzarrit.

Pra, nje sulmues krahu, qe i mungon organikes qe drejtori sportiv Piero Ausilio ka perforcuar pa shpenzuar asgje (per momentin, pasi eshte i impenjaur ne sezonet e ardhshme me blerjet perfundimtare dhe pagesat e shtyra). Ardhja e parave te gatshme eshte ajo qe nevojitet per te mbyllur me se miri kete merkato edhe pse nepermjet nje shitje te dhimbshme.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.