Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Spanja – Neymar ka vendosur: qendron tek PSG. Deshton Rakitic. Lajm i mire per Interin?

Nga Spanja – Neymar ka vendosur: qendron tek PSG. Deshton Rakitic. Lajm i mire per Interin?
Inter Club Staff

Nuk do te kete nje rikthim ne Barcelone: Neymar ka vendosur qe te vazhdoje te luaje per Paris Saint-Germain deri ne fund te sezonit.

Ky eshte lajmi i madh qe jep gazeta franceze L’Equipe e cila normalisht ka lajmeruar e para dhe me pas lajmi eshte perhapur ne te gjithe Spanjen.

Edhe pse cdo gje dukej e bere per nje rikthim te brazilianit, tashme cdo gje ka deshtuar. Por nuk mbaron me kaq, sepse ky operacion mund te kete disa pasoja qe mund te prekin edhe Interin.

Kerkesa fillestare e parizieneve ka qene qe te merrej ne kembim te Neymar 130 milione euro plus kartonat e Rakitic, Todibo dhe Dembele.

Por me sa duket, Barcelona ne kete moment nuk ka qene ne gjendje te paguaje nje shume kaq te madhe ne para dhe asnje nga lojtaret nuk ishte shume i bindur per tu transferuar ne Paris.

Keshtu, pas qendrimit ne Barcelone te Rakitic, mund te rikthehet ne mode per Interin emri shume i perfolur kete vere, Arturo Vidal.

Per kete ka shkruar edhe Mundo Deportive e cila shkruan se gjerat mund te kene ndryshuar tani dhe Arturo mund te transferohet ne Milano ose te pakten ka me shume shanse qe kjo gje te ndodhe tashme qe Rakitic do te qendroje.

Vidal nderkohe ne ndeshjen e fundit 2-2 shume zhgenjyese ndaj Osasunes e ka nisur ndeshjen nga pankina dhe nuk eshte se po bind dhe duket i pamotivuar.

Skenari i transferimit eshte teper i mundshem dhe mund te beje qe Antonio Conte te gezohet jo pak sepse do te kishte keshtu ne dispozicion nje lojtar shume te pelqyer prej tij dhe qe ka qene kerkese qe prej diteve te para sapo shkeli ne Milano.

I vetmi kundershtar i madh i Interit per kete operacion sipas Mundo Deportivo eshte koha sepse merkato mbyllet pikerisht neser dhe ndonjehere nuk eshte kohe e mjaftueshme per nje transferim nderkombetar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.