Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 11, 2019

Scroll to top

Top

1,055 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga “Une vlej 40 milione” deri te “S’kam pse te paraqitem ne Appiano”: te gjitha arsyet pse duhet shitur J.Mario

Nga “Une vlej 40 milione” deri te “S’kam pse te paraqitem ne Appiano”: te gjitha arsyet pse duhet shitur J.Mario
Bujar Berishaj

“Interi? Nuk dua ta provoj serish, do te mungonte motivimi i duhur. Eshte nje eksperience e mbyllur, pa asnje dyshim”.

Keshtu kishte folur Joao Mario ne fillim te qershorit per Gazzetta dello Sport kur eshte pyetur rreth raportit me Interin.

Nje interviste e padenje per nje lojtar akoma nen kontrate me klubin zikalter, edhe pse pa dyshim i konsideruar si ne largim e siper.

Sot situata e mesfushorit portugez eshte e nderliliar sepse dirigjenca zikalter eshte ne kerkim te nje skuadre qe, pavaresisht fjaleve te vet lojtarit, do ishte gati te paguante rreth 30 milione euro per kartonin e tij.

“Shume presion per shkak te shifres se paguar per mua? Po cfare thoni, une i vlej ato para”, ishin fjalet tjera te Joao Mario ne intervisten e Gazzetta dello Sport.

Agjenti i tij, Kia Joorabchian prej kohesh eshte ne kerkim te nje skuadre per lojtarin por asgje nuk leviz. As West Ham ku lojtari ishte ne huazim ka preferuar qe as te mos nis bisedimet per nje blerje eventuale pas huazimit.

Ne ditet e fundit eshte folur per nje interesim te Brighton por qe eshte refuzuar nga lojtari. Me mundesine West Ham qe ka deshtuar, eshte gjithmone nga Anglia nje mundesi konkrete e merkatos per mesfushorin.

Behet fjale per skuadren Wolverhampton qe sapo eshte futur ne Premier League dhe ne te cilen ka ndikim te madh super agjenti Jorge Mendes qe do e kryente me qejf nje levizje te bashkvendasit te tij ne Angli.

Lajmi i oreve te fundit eshte se per lojtarin ka interesim edhe nga Real Betis qe tashme ka shpenzuar rreth 25 milione euro per shokun e kombetares, William Carvalho.

Pervec qe per arkat e klubit, Interi shpreson qe Wolves te bindin portugezin edhe per shkak te listes UEFA per Champions League.

Dy sezone me pare Joao Mario, per shkak te settlement agreement dhe kufizimit te listave, nuk ishte perfshire ne ekipin qe kishte marre pjese ne Europa League.

Nje shitje eventuale prej 30 milione euro do i lejonte klubit zikalter te krijoj hapesira per te futur lojtare ne listat e CHL. Per te marre nje shembull, nese Joao Mario do shitej 30 milione atehere ne liste do mund te futej Lautaro Martinez (23 milione) dhe Politano (5 milione).

Me pak fjale, me ankthin e quajtur plusvalenca qe eshte kaluar, Interi do te kishte nje arsye me shume per ta shitur lojtarin, qe mund te konsiderohet si ish-lojtar nga pikepamja mentale sic ka pranuar edhe vet mesfushori.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.