Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 21, 2021

Scroll to top

Top

853 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Miti, enderra dhe nje emer i ri: Interi studion tre sulmues krahu

Miti, enderra dhe nje emer i ri: Interi studion tre sulmues krahu
Bujar Berishaj

Drejtuesit zikalter kane nje mision te qarte. Te shtojne gola ne ekipin aktual te Luciano Spallettit.

Levizje statike dhe loje e parashikueshme, kane qene keto dy problemet kryesore qe kane bere buje me shume gjate periudhes se krizes te Interit. Luciano Spalletti ka bere ate qe mundej, por detyren kryesore do ta kete Ausilio ne vere: te kerkoj gola dhe kualitet ne merkato.

Eshte nje mision qe as ai as Sabatini nuk kane mundur ta bejne sic duhet per arsye te ndryshme. Candreva me zero gola ne kampionat te ben te reflektosh, e nese kesaj i shtohet edhe ndonje largim i mundshem i Perisic atehere konsiderimet behen akoma me urgjente.

Simone Verdi eshte nje lojtar qe i pelqen Spallettit dhe drejtori sportiv zikalter do te bej gjithcka per ta kenaqur ate, por do te duhet edhe dikush tjeter aty para dhe per kete klubi zikalter ka ne shenjester edhe lojtare tjere.

MITI – I lidhur me Interin ne sesione te ndryshme merkatoje, ai duket se i intereson akoma zikalterve. Po flasim per Erik Lamela dhe mes tij e Tottenham duket se ka ardhur momenti i duhur per t’u pershendetur dhe lojtari me te cilin Sabatini u dashurua tani mund te jete nje lojtar qe Ausilio mund ta sjell ne Milano. Per argjentinasin Interi do te ishte nje fillim i ri dhe aventure, per te treguar veten pas ketij sezoni jo edhe aq brilant.

ENDERRA – Nje tjeter profil qe Interit i pelqen eshte ai i Goncalo Guedes, ne pronesine e PSG por ne guazim tek Valencia ku ka shenuar 5 gola dhe ka assistuar 10 here. Spanjollet duan ta blejne dhe sipas Super Deporte tashme i kane ofruar 35 milione francezeve, qe per momentin kane thene: ‘Jo, faleminderit’. Kerkesat e francezeve jane te larta dhe per kete duhet kuptuar se sa larg do te shkoj Interi, qe me Valencian duhet te negocioj edhe blerjen e Cancelos.

EMRI I RI – Talenti tjeter qe ndiqet nga zikalterit luan ne Gjermani, tek Leipzig. Fjala eshte per Bruma. Nje shigjete krahu qe Spalletti do e priste me krahe hapur nen urdherat e tij. I rritur te Sporting, Bruma ka nje teknike te mire, pershkruan te gjithe krahun nga mbrojtja ne sulm dhe ka nje energji shperthyese.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.