Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir eshte kthyer ne Jakarta: shtate ditet e tij milaneze.

Thohir eshte kthyer ne Jakarta: shtate ditet e tij milaneze.
Ardis
  • On 23/11/2013, 14:54

Erick Thohir ka mbyllur javen e pare si president i Interit. Eshte kthyer ne Jakarta, dhe do te jete ne Milano mbas nje jave per te pare ndeshjen Inter-Sampdoria, ne fillim te dhjetorit. Ne shtate dite e ka mbushur plot e perplot me foto dhe fjale bote e informacionit. Te gjithe e dime kush eshte Thohir, te gjithe duam te dime se cfare do te jete Interi me te ne “kolltukun e numrit nje” dhe ne nje kohe te shkurter. Nderkohe alfabeti i Thohir na tregon se…

A – ASSEMBLEA (ASAMBLEJA). Eshte mbledhja e se premtes se 15 nentorit qe mundesoi hyrjen e tij si aksioner tek ineri dhe u be president.
B – BRANCA. Kush e di perse, ardhja e Thohir ne menyre simbolike do te thoshte largimi i Marco Branca-s, njeriu i merkatos se Interit. Gjithsesi merkaton zikalter vazhdon ta beje Branca.
C – CONTRATTI (KONTRATAT). Ndal rinovimeve te kontratave. Do te flitet qetesisht, mbas disa muajsh. Inputi i pare i Thohir tek dirigjentet ne lidhje me te ardhmen, pak a shume e menjehershme, tek shume lojtareve.
D – DICIOTTO (TETEMBEDHJETE). Vitet e Massimo Morattit ne drejtim te Interit dhe numri i bluzes qe Thohir i ka dhuruar, ne fund te asamblese.
E – ERICK. Erick prej vikingu, keshtu Thohir ka shpjeguar pse emri qe babai i tij i ka vendosur per te imponuar: nje person qe dashuron aventurat.
F – FACCHETTI. Citimi i te madhit Giacinto eshte eshte marre per baze nga presidenti i ri ne lidhje me vullnetin per te ndjekur nje objektiv. Me zemer, me ndjenje dhe, pikerisht, vendosmeri e madhe.
G – GARIBALDI. Eshte emri i vellait te Thohir. Edhe ne kete rast e ka shpjeguar: Erick prej vikingu, ai Garibaldi, heroi i dy boteve.
H – HOTEL ARMANI. Nje suite prej 5.000 € nata, Thohir ka zgjedhur kete hotel, ne rrugen Manzoni: afer Duomo-s, afer zyrave te Interit, tek historia e Milano-s. ne zemer te milanezeve.
I – INTERVISTA. Sa intervista ka dhene Thohir ne 6 dite ne Milano?
J – JUVENTUS“Nje nga femijet e mi eshte tifoz me Juventusin. Por shume shpejt do te behet interist”.
K – GIACARTA (JAKARTA). Shkruhet me C apo me K? Ne italisht Giacarta, ne gjuhen indoneziane Djarkarta, ne gjuhen e letrare indoneziane DKJ Jakarta. zgjidheni vete.
L – LINGUE (GJUHA). Ne mbledhjet e tij, Thohir i ka kerkuar punonjesve te Interit qe ti dedikohen studimit te gjuhes angleze. Dhe ka organizuar kurse te ndryshme. Studioni, studioni.
M – MORATTI. President honorifk i Interit dhe president pergjithmone per interistet. Nuk do te jete e lehte shkeputja e tij: per momentin jemi shume te lidhur me te.
N – NAINGGOLAN. Njeriu i pare i merkatos i indikuar per te ardhmen e afert te Interit, me ardhjen e Thohir. Ja vlen per te kujtuar se ne 6 dite ne Milano, Thohir nuk e ka permendur asnjehere emrin e tij.
O – OLIMPICO. Parku olimpik si nje suport per projektin e stadiumit te ri. Kete i  ka kerkuar presidenti i Regione-s (Rajonit), Maroni, Thohirit.
P – PINETINA“Bukur, shume bukur”. Ne stervitjen zikalter te Appiano Gentile-s, Thohir eshte identifikuar menjehere me rolin dhe atmosferen: shalli, duartrokitje, buzeqeshje, foto. Te gjitha.
Q – QUATTRINI (PARA) – 70 milione €, plus 5 milione te tjera. Eshte shume e parave qe per momentin Thohir ka investuar per te marre kuoten aksionare te Interit.
R – ROESLANI. Njeri nga bashkepunetoret e Thohir, tjetri eshte Soetedjo. Me pas jane edhe Shreve, Williamson dhe Horovitz.
S – STADIUMI. Stadiumi i ri eshte nje nga tre pikat mbi te cilat fiksohet puna e Thohir: nje stadium i ri ne pronesi, marka e Interit ne tregjet amerikane dhe aziatike, dhe objektivi skudeto-Champions ne trevjecarin e ardhshem.
T – TRIBUNA. Mungon prezenca e pare e Thohir ne San Siro. Do te jete per ndeshjen Inter-Sampdoria, me 1 dhjetor.
U – UNO (NJE). Ne Pinetina, me ardhjen e tij, Thohir ka marre nga kapiten Zanetti bluzen me numrin nje. E ka pelqyer.
V – VICEPRESIDENTE (ZV.PRESIDENT). Angelomario Moratti ne ‘kolltukun’ e zevendespresidentit te Interit. Per vazhdimesine e familjes, qe nuk ka hequr dore.
W – WALTER. Dhe te kujtosh se cfare nuk thuheshin dy muaj me pare. Thohir e admiron shume. Dhe Mazzarri e meriton.
Y – YUTO. Ose Nagatomo, lojtari me popullor i Japonise dhe shume pak i shfrytezuar, sipas Thohir, per te terhequr tifoze japoneze tek Interi.
Z – ZANETTI“Modeli i futbollistit eshte Zanetti”, ka thene Thohir. E mendojme te gjithe te njejten gje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags