Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

288 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje tjeter “dite decizive” ka kaluar: tratativa Moratti-Thohir vazhdon…

Nje tjeter “dite decizive” ka kaluar: tratativa Moratti-Thohir vazhdon…
Xhorxh Gellci

Ore pritjeje dhe qetesie. Gjera te thena, te pathena, te peshperitura, zera qe qarkullojne dhe fjale qe perseriten. “Dite decizive” eshte bere nje shprehje e zakonshme, por asnjehere nuk po gjen konfirmim. Qe tratativa mes Thohir dhe Morattit per shitjen e Interit nuk ishte e thjeshte, ishte kuptuar qe me pare. Duhet thjesht te kemi durim deri ne zyrtarizimin e gjithckaje (nuk eshte e thene te vije menjehere) dhe qe deri tani akoma nuk ka ardhur. Pritet te kuptohet kur do te vijne firmat mbi dokumentat (ose ne kete pike ne qofte se kane ardhur) qe studiot legale te te dyja paleve vazhdojne te shkembejne, te permiresojne dhe te perkthejne.

FJALE – Sot presidenti nuk ka dhene lajme, nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka pergenjeshtruar. Eshte limituar me nje fraze ‘nuk ka probleme’ por edhe qe ‘nuk ka te reja.’

REPORTI I DITES – Gazetaret kane qendruar gjithe diten poshte Zyrave te Saras, por nuk ka ardhur asnje komunikate, e cila pritej te vinte gjate pasdites. Presidenti zikalter, qe ka dale nga zyrat e tij rreth ores 1 e gjysem, nuk eshte kthyer perseri deri ne oren 18. Edhe zevendespresidenti AngeloMario Moratti nuk ka preferuar te beje deklarata.

PERMBLEDHJA E SERIVE TE MEPARSHME – Sapo dokumentat te firmosen, do te kalojne rreth 20 dite deri sa kalimi i aksioneve tek grupi indonezian te formalizohet. Dhe ne asamblene e aksionereve te 29 tetorit duhet te mbyllet gjithcka. Do te kuptohet edhe prej sa anetare do te jete i formuar Keshilli i Administrimit dhe nese Moratti do te pranoje detyren e presidentit apo do te refuzoje ftesen e manjatit qe ai te qendroje president. Por nje gje eshte e rendesishme: mungon shume pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.