Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E GAZZETTA – “Skandaloze nota per Inzaghin dhe De Vrij. Por edhe Barella qe shenoi gol merr nje…”

NOTAT E GAZZETTA – “Skandaloze nota per Inzaghin dhe De Vrij. Por edhe Barella qe shenoi gol merr nje…”
Inter Club Staff

Eshte nje Inter per noten 5. Keshtu mendon La Gazzetta dello Sport, e cila flet per Interin e rene dje ne fushen e Udineses.

Ne drejtimin e zikalterve, Simone Inzaghi kurre nuk kishte arritur te merrte nje note kaq te ulet: vetem 4,5 per te.

“Transatlantiku zikalter ka avari dhe komandanti nuk po gjen dot asnje zgjidhje. Krahu i majte fut uj dhe zevendesime dhe ai ben direkt dy rregullime por nuk mjafton: Inter permbytet.”

E njejta note shkon edhe per Stefan De Vrij, mbrojtesin qe Inzaghi futi si shpetimtar ne minutat e fundit, por qe i dhuroi Udineses fitoren.

“Hollandezi nuk ka lidhje fare as me kete Inter, as me te kaluren e tij. Ai po kalon periudhen me te keqe te mundshme”.

“I fal nje korne kur mund ta kishte evituar dhe me pas humbjet Bijol te goli. Nje dite per tu harruar totalisht per te: 4,5.”

Me pas, edhe Lautaro Martinez merr nje 4,5, edhe pse nuk vihet ne nje nivel me Inzaghin dhe De Vrij qe jane shpallur me te keqinjte e dites.

Nderkohe, nje 5 ka shkuar per Skriniar, Bastoni, Dumfries, Brozovic, Mkhitaryan, Gagliardini ndersa Dzeko nje 5,5.

Ata qe shpetojne jane vetem 5 lojtare me noten gjashte:  Handanovic, Acerbi, Dimarco dhe Darmian, pervec me te mirit, Nicolò Barella, qe ka marre nje note 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.