Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Kharja zbulon gjithcka: “Ja kur me pyeti per here te pare Ausilio per Hakimi. Nuk kam pare kurre nje…”

Inter, Kharja zbulon gjithcka: “Ja kur me pyeti per here te pare Ausilio per Hakimi. Nuk kam pare kurre nje…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e TuttoMercatoWeb, Houssine Kharja, ish-mesfushor i Interit, ka folur per Achraf Hakimi, blerjen me te re te Interit.

“Ausilio ka pare prej kohesh dicka speciale tek ai. E ndjek me te vertete prej kohesh. Po flasim per nje kohe ku askush nuk e njihte ate.”

“Rreth dy vite e gjysem me pare, kur ai ishte ende tek Reali dhe nuk luante, me ka telefonuar disa here dhe me ka pyetur per te.”

“Interi per te eshte nje pike mberritje, sepse eshte nje klub i madh. Moduli i Antonios do te jete perfekt per te.”

“Eshte shume i forte. Ne kombetaren tone, kaq vite nuk kam pare kurre nje si ai. Mbase do e ket pak te veshtire ne fazen mbrojtese, por duhet te ndihmohet.”

“Pastaj, edhe Maicon ka pasur disa veshtirsi ne fazen mbrojtese, apo jo? Por ka fituar Tripleten ai njeri.”

“Hakimi eshte i zgjuar dhe do te permiresohet. San Siro? Nuk ka frike per asgje. Si puna ime. Ka luajtur ne Madrid dhe ne Dortmund, ka fituar edhe nje Champions League. Meazza vetem mund ta karikoje.”

“Une tek Interi? Mund te kisha ardhur tek Interi qe kur ishte Mourinho, por per probleme ne gju tratativa deshtoi.”

“Pavarsisht gjithckaje, nje vit me vone, ne janarin e 2011 Branca dhe Leonardo me blene. Ai Inter ishte nje skuader fantastike, kishte fituar gjithcka dhe u ndjeva mire menjehere.”

“Kur ka lojtare te tille, plot me kampione, cdo gje behet me e thjeshte. Blerja e munguar? Per fat te keq shkoi ashtu, Leonardo iku tek PSG dhe me tha hajde me mua, por ne fund nuk u be asgje.”

“Leonardo ka qene nje tranjer i madh qe i njihte te gjithe, edhe mua. Perpara se te vija dinte cdo gje per rolin tim, per menyren se si luaja. Sa keq qe nuk e vazhdoi karrieren e tij prej lojtari.”

Ai me pas rikthehet perseri tek Achraf Hakimi: “Ai ka qene lojtari zbulim i ketij viti. Interi ka mundur konkurencen e klubeve me te medha europiane per ta blere dhe mbase ai do te bente mire edhe te nje ekip si Real Madrid.”

“Per sa i perket modulit te Contes, do e shihni qe do te jete fantastik. Ka disa te dhena impresionuese. Karakteristika qe bejne diferencen. Kur niset nuk e kap dot me.”

“Interi ka organikun per te fituar nje Kampionat. Me Hakimin mund ta provoje patjeter. Do te jete nje plus teper i madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.