Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,119 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Guarin eshte gjysma e Interit, asnjehere me pa Shaqirin. Mateo, cfare ke? Podolski, shume keq!

NOTAT: Guarin eshte gjysma e Interit, asnjehere me pa Shaqirin. Mateo, cfare ke? Podolski, shume keq!
Bujar Berishaj

Handanovic 5: Krosimi i Pasqual eshte shume i forte por intervenimi i tij eshte gjithcka tjeter pervec se perfekt. Ne nje nivel tjeter ne gjuajtjen e Diamantit.

Campagnaro 5: Vuan shume nga Pasqual dhe tregon nje siklter te vazhdueshem ne krah. Pershtatet por nuk eshte roli tij dhe verehet.

Vidic 5,5: Markon mire Babacar, kur hyn Salah situata nuk permiresohet. Te pakten tregohet i rrezikshem perpara.

Juan 5,5: Vazhdon te mos jete i sigurte, perkunder disa nderhyrjeve te nje saktesie te paster. Por pasaktesite peshojne shume.

Santon 6: Qendron ne fushe deri kur nuk i mbetet asnje energji. I krijon probleme mbrojtesve te Fiorentines.

Guarin 7: Ne kete moment vlen sa 50% e Interit, ndoshta me shume. Cdo aksion kalon nga kembet e tij, ka nje gjendje fizike e mentale te madhe. I pazevendesueshem.

Medel 6,5: Mbulon ku duhet te mbuloj dhe provon edhe te jete aktiv. Ndeshje e zakonshme, solid dhe bindes.

Brozovic 5: Intelegjenca taktike e lojtarit eshte jashte diskutimit por sonte ve ne fushe vetem ate.

Kovacic 4,5: Nuk jemi afer. Duket ne vend te vet por mbi te gjitha eshte pak bindes. Cfare po i ndodh numrit 10 zikalter? Duhet nje trajtim personal nga ana e Mancinit per te rekuperuar besimin dhe mbi te gjitha nje rol. Fiks, definitiv.

Icardi 5: Humb nje gol klamoroz dhe nuk eshte zakon i tij, kerkon topin nga Palacio dhe ka te drejte. Por per pjesen tjeter shihet pak.

Podolski 5: Sa mundesi te tjera duhet te kete per te arsyetuar besimin qe ka tek ai Mancini? Deri tani i ka shperdoruar te gjitha, pervec debutimit ne Torino.

Shaqiri 7: Te jete loja e fundit qe nuk luan per arsye teknike. Eshte shume me i forte se te tjeret dhe shihet menjehere sapo futet ne fushe. Ai nuk mund te injorohet. Kurre.

Palacio 5: Gabimi ne vleresim per ti dhene nje top komod Icardit, pak a shume si rasti Osvaldo. Provon te permiresoj gjithcka me nje goditje me koke, por tashme eshte vone.

D’Ambrosio: pa note.

Mancini 5: Zgjedhja per te hequr dore nga Shaqiri, ndoshta edhe per shkak te lodhjes, nuk paguan. Dhe nuk paguhet as besimi i dhene per Podolskin. Mbeten shqetesues ata 15 minta te pjeses se pare dhe te dyte, me skuadren te dorezuar dhe pak kreative.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags