Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,761 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Respekt per Zanettin dhe Militon. Ricky shume poshte.

NOTAT – Respekt per Zanettin dhe Militon. Ricky shume poshte.
Ardis
  • On 19/05/2014, 12:39

Nje mbyllje e sezonit jo ashtu sic pritej, nuk kishte shume interes, por kishte shume emocione. Heronjte e fundit te Tripletes tashme do te largohen dhe per interistet eshte shume e dhimshme te shikojne largimin e heronjve qe i bene te enderrojne dhe arriten te realizonin endrren e tyre.

JUAN PABLO CARRIZO 5

Juan+Pablo+Carrizo 612X612

Disa here i dobishem ndaj goditjeve ne porten e tij, qe per dy here i mohon golin Chievos. Kur veronezet inkuadrojne porten e tij, arrijne te shenojne dhe golat e pesuar nga Obinna njefare pergjegjesie argjentinasi e ka.

HUGO CAMPAGNARO 6

Hugo Campagnaro 612X612

Ne zonen e tij vuan te perballoje ne dyshe me Zanettin vrullin e Lazarevic & Co., qe gjejne shume hapesira. Arrin ta mbuloje me shume profesionalizem, me pas ne pjesen e dyte terhiqet per shkak te nje problemi muskular.

ESTEBAN CAMBIASSO 6,5

Esteban+Cambiasso 612X612

Qe e ardhmja e tij do te ishte prej mbrojtesi qendror do te dukej si nje evolucion natural i karrieres se tij.Qe do te jete larg Interit nuk ishte e imagjinueshme. Edhe ne ndeshjen e tij te fundit ne zikalter konfirmon inteligjencen e tij ekstreme, pavaresisht disa keqkuptimeve me Carrizon. Te gjesh nje tjeter si Cambiasso nuk do te jete e lehte.

MARCO ANDREOLLI 6,5

Marco+Andreolli 612X612

Arrin te shenoje golin e tij te pare me bluzen zikalter. Por si nje lojtar profesionist me zemer, nuk feston golin e shenuar, duke fituar duartrokitje. Nuk e di akoma nese do te qendroje akoma tek zikaltrit, nderkohe le nje shenje.

JAVIER ZANETTI 6

Javier+Zanetti 612X612

Mbas festes se te shtunes se shkuar, per te kjo nuk eshte as “passarella”. Luan nje ndeshje te ndershme te atij qe eshte ne fund te karrieres, duke bere te pamunduren per te dhene kontributin e duhur. Ne pjesen e pare te ndeshjes, Chievo nuk arrin te mbaje ritmin e tij.

MATEO KOVACIC 6,5

Mateo+Kovacic 612X612

E nis nga larg por luan ne te gjithe fushen, shkon te marre topin nga shoket me pak ide dhe e zgjidh me personalitet. Nuk arrin te performoje sic beri te shtunen e kaluar, por arrinte beje detyren e tij brenda limiteve, pa e prishur ate.

SAPHIR TAIDER 5,5

Saphir+Taider 612X612

Pergjigja e pare qe ofron ndeshja eshte se ai nuk mund te jete alternativa e Cambiassos. Duke aktruar si nje mesfushor qendre i merret fryma nga dalja ne skene dhe duket sikur vuan nga agorafobia. Impenjohet shume, por nisja shume e mire e fill sezonit tashme eshte vetem nje kujtim.

RICKY ALVAREZ 5,5

Ricardo+Alvarez 612X612

Mendjen e ka ne menyre te dukshme tek Boterori, edhe pse per te, si bashkepatriotet e tij, mund te jete ndeshja e fundit me zikaltrit. I ngadalte dhe i parashikueshem, i mungon ndryshimi i ritmit per te bere diferencen.

DANILO D`AMBROSIO 6

Danilo+Ambrosio 612X612

Krosi nga e majta duhet te jete material i studiuar ne Pinzolo. Nderkohe shtytja eshte ajo e duhura. Ishte afer shenimit te golit, ne pergjithesi eshte i vemendshem edhe na fazen e mbulimit. I kujdesshem.

RUBEN BOTTA 5,5

Ruben+Botta 612X612

Rasti i pare qe aktivizohet qe nga fillimi i ndeshjes, ka deshire dhe eshte e dukshme. Por pavaresisht disa ideve akrobatike dhe disa dyluftimeve trup me trup nuk eshte i qarte pavaresisht klimes jo luftarake. Eshte nje nga lojtaret qe meritonte me shume hapesira perpara se te etiketohet.

DIEGO MILITO 6

Diego+Milito 612X612

Si per capitano-n, ashtu edhe per il Principe mjafueshmerisht respekt, duke pare qe ne fushe pothuajse nuk shikohet fare. I mungonte reaktiviteti dhe besimi edhe pse levizjet jane po ato te zakonshmet. Eshte mekat qe ndeshja e tij e fundit me zikaltrit ishte kaq gri.

ANDREA RANOCCHIA 5,5

Andrea+Ranocchia 612X612

Aktivizohet per shkak te nevojshmerise dhe ben detyren e tij, por arrin te kalohet nga Obinna, 30 sekonda mbas hyrjes se ketij te fundit ne fushe. Mbase duhet ta bllokonte me pare.

FREDY GUARIN – PA VOTE

Fredy+Guarin 612X612

FEDERICO BONAZZOLI – PA VOTE

Federico+Bonazzoli 612X612

WALTER MAZZARRI – PA VOTE

Walter+Mazzarri 612X612

Gjate gjithe kesaj ndeshjeje nuk e vrau shume mendjen, objektivi i pare ishte ti jepte hapesira atyre lojtareve qe do te largoheshin ose lojtareve te pankines se fazes difensive. Dhe ai e beri. Nuk eshte ndeshja ku ai duhet te gjykohet pavaresisht nje humbjeje te bezdishme. Tashme pritet fjalimi ne konferencen per shtyp.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.