Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,251 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Rrufe kroate. Handa+Medel: eshte Krishtlindje? Keq edhe Ranocchia e Vidic…

Bujar Berishaj

Inter ben nje ‘vetvrasje’ dhe i fal piket Juventusit. Nje ndeshje e nisur ne menyren me te mire te mundshme dhe e perfunduar ne menyren me te keqe te mundshme.

Handanovic 4: I pasigurt ne menyre te pashpjegueshme, edhe para atij habimi qe i fal tre pike Juventusit.

D’Ambrosio 6: Aksionet e vetme te rrezikshme lindin nga ai, edhe pse numri i krosimeve te gabuara mbetet gjithmone konstant. Por te pakten krijon dicka me zbritjet e tij ne te djathte.

Ranocchia 5: Morata duket si Ronaldo por nuk eshte Ronaldo. Nuk e mban kurre, as ne force dhe as ne shpejtesi.

Vidic 5: Te tejkalohesh nga Matri ne ate menyre eshte e turpshme. Ndeshja e tij duhej te perfundonte ne minuten 42 kur nderhyn ne menyre te pakuptueshme ne sulmuesin. Shkaterron nje periudhe pozitive duke humbur edhe ai cdo duel me Moratan.

Juan 6: Ne krahasim me shoket e repartit, eshte me i vemendshem dhe me perspektiv. Nuk e vuan Lichtsteinerin dhe shpesh shihet edhe ne sulm.

Brozovic 6,5: Ne pjesen e pare eshte nje gjemb ne pjesen e Juve. Shume perfshirje ne zone, mbulon hapesiren e lene nga Guarin duke treguar qe ka kapacitet jo vetem ne ndalim. Pastaj bie pak.

Medel 4,5: Asisti per Matrin drejton ndeshjen dhe eshte i bute, qe nuk e kemi pare tek ai kete sezon. Kete here i takon atij te qortohet por ka edhe shoke tjere.

Kovacic 6,5: Luan nje futboll te nje niveli tjeter ne krahasim me ate se cfare bejne shume tjere ne fushe. Nese duhet nje rilindje dhe nese niset nga shitja e tij behet keq.

Shaqiri 6: Ben nje loje te mire, godet traversen duke prishur qetesine. Problemi fizik eshte i qarte nese Mancini e largon pavaresisht nje rezultati te pakenaqshem. Por lojtari eshte i denje per besim ne nje sezon me pregaditjet parasezonale.

Palacio 6,5: Predikuesi i zakonshem, shpesh ne shkretetire. Leviz shume por nuk mbeshtetet gjithmone ne menyren me te mire.

Icardi 6: Shenon, eshte e vertete. Por shpesh eshte i pasakte, atehere kur kontrolli i fundit me topin do e bente te rrezikshem. Dhe pastaj ai gol me porten pothuajse bosh kur eshte gati te hakmerret.

Nagatomo 6: Nuk ka dicka te shkelqyer por te pakten disa topa ne zone shihen.

Podolski dhe Gnoukouri: pa note.

Mancini 5: Deformon nje ekip qe tashme ka gjetur identitetin. Me sezonin tashme te kryer pret proven e vertete te pjekurise. Shume lojtar duhet te largohen nga Pinetina. Por do te zgjedh ata te duhurit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags