Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Ju them gjithmone djemve, te luajme si Interi!”

Mazzarri: “Ju them gjithmone djemve, te luajme si Interi!”
Bujar Berishaj

Konference per shtyp per Walter Mazzarrin qe ne qendren sportive “Angelo Moratti” i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve. Tekniku ka prekur tema te ndryshme, duke filluar nga kundershtari, ndeshjen, pa harruar edhe fjalet mbi ndonje lojtar apo lendim.

Niset nga Parma: “Parma eshte nje skuader e mire. Kur perbalesh me nje ekip ne udhetim nuk eshte kurre e lehte. Jam i bindur ne rritjen tone. Duhet te respektosh kundershtarin, gjithmone. Duhet te permiresojme mentalitetin tone dhe te shprehim futbollin tone ashtu sic kemi bere ne 3 ndeshjet e fundit. Cassano? Eshte duke bere nje kampionat te madh, eshte ne forme. Parmas i kane munguar rezultatet. E dime se jane nje skuader e nderlikuar, por ne jemi Interi dhe duhet te mendojme si Interi: ua them gjithmone djemve.”

Tekniku zikalter shton: “Jam shqetesuar gjithmone qe gjerat qe ndodhin jashte te mos ndikojne ne rendimentin e lojtarve. Duhet te japim gjithcka per keto ngjyra.” Pastaj futet ne detaje. Kur eshte pyetur nese preokupohet per situaten e te lenduarve: “Jemi duke bere gjithcka qe t’i rekuperojme. Shpreoj se kane energjite e mjaftueshme per te bere nje ndeshje te madhe. Po provojme te rekuperojme Hernanes.”

Duke folur mbi individet: “Palacio? Kur nje lojtar gjendet i vetem 2-3 here para portierit do te thote se kemi bere loje te mire. Nese arrin atje do te thote qe ka vrapuar. Ndoshta mungon pak qartesi. Une besoj qe Rodrigo duhet te ndjehet i qete, te luaj sic po luan tani, dhe kur te gjithe me se paku e presin te shenoj gol. Eshte e rendesishme qe skuadra te vazhdoj te fitoj.”

Pastaj ai flet edhe per te rinjte: “Puscas dhe Bonazzoli? Jane dy lojtar mjaft interesant. Kane bere shume gola me Primaveran qe u japin nje auto-stimulim. Nese Mauro dhe Rodrigo nuk mund te bejne ndonje gje ata te dy jane te gatshem. Vendi i trete? Duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje. Duhet t’i japim vazhdimesi paraqitjeve tona. Duhet te koncentrohemi tek Parma. Pastaj, te mendojme per ndeshjen tjeter.”

Ne fund flet per Juan Jesus: “Ka shume kualitet, me jep nje kenaqesi te madhe, ka fizikalitet dhe dominim fizik.” Pastaj flet dhe per skuadren: “Djemte jane te gjithe te bashkuar dhe te bindur. Jemi te gjithe ne te njejten ane. Dua te them se po punohet mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.