Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perseri Skriniar: “Nuk dua te largohem nga Interi per askend. Icardi killer, kurse Spalletti eshte…”

Perseri Skriniar: “Nuk dua te largohem nga Interi per askend. Icardi killer, kurse Spalletti eshte…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar ka folur per mikrofoant e DAZN ne darken e djeshme. 

Mbrojtesi gjigand zikalter ka folur per momentin e zikalterve por jo vetem.

Keto kane qene fjalet e tij te cilat kane nisur me familjen e Skriniar qe ndodhet larg:

FAMILJA – “Kur kam luajtur ndeshjen e pare me Sampdorian ne San Siro kam bere foto, eshte nje stadium gjigand: jemi emocionuar vetem duke luajtur, eshte shume i bukur.”

“Une kam filluar te luaj futboll qe ne moshen kater vjecare: ne familje e ndjekim shume kete sport, edhe perpara se te lindja une. Babai im ka luajtur, edhe gjyshi im por edhe vellai: sapo fillova te kuptoj boten, doja te luaja futboll une.”

“Luaj si mbrojtes qendre per te pestin vit radhazi sepse me perpara luaja si mesfushor. Nostalgji per shtepine? Shume here e kam pasur, por familja ime me ndihmon gjithmone: edhe kur u largova 11 vjec vinin per te me takuar dhe per te me pare shume shpesh. Duhet vetem ti falenderoj per gjithcka cfare kane bere per mua.”

INTERI – “Tifozet e Interit? Shoket me therrasin “Skri”, nese tifozet tane kane veshtiresi te me thone Milan, mund te me therrasin pa problem keshtu (qesh).”

“Icardi? Personalitet, bomber. Spalletti eshte bosi qe komandon cdo gje ne dhomat e zhveshjes, nuk ka nje fjale per ta pershkruar.”

“Fjalet e tij? Nuk e di nese bente shaka apo ho, por duhet ta pyes. Une nuk mendoj per shifrat, mendoj per te bere punen time dhe per te luajtur sa me mire te mundem.”

“Te largohem nga Interi? Jo. Tek Juventusi? Jo as per Juventusin, nuk largohem nga Interi.”

“Nuk kam arritur ende te fitoj ndaj Juventusit, uroj ta bejme kete vit. Golat ne finale tregojne se jemi nje skuader e forte qe beson drei ne fund tek cilesite e saj.”

“Objektivat jane te qendrojme sa me lart dhe afer, pastaj te shohim si do shkojne gjerat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.