Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

307 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pogba-Inter, konfirmohet edhe nga mediat italiane: “Interi eshte ne gare per te per nje arsye kryesore.”

Pogba-Inter, konfirmohet edhe nga mediat italiane: “Interi eshte ne gare per te per nje arsye kryesore.”
Inter Club Staff

Interi eshte ne gare per Paul Pogba dhe keto zera nuk jane aspak pasoje e imagjinates te ndokujt.

Sipas asaj qe eshte publikuar edhe sot nga shtypi i shkruar ne Itali, e sa duket nje ze i thjeshte merkatoje po kthehet ne nje piste konkrete.

Konfirmimi per kete ka ardhur sot nga numri i perditshem i Tuttosport e cila shkruan se Juventusi tani duhet te perballet me nje konkurence teper te madhe per francezin.

Sipas tyre, Inter i Zhang e ka shume seriozisht dhe ka dy karta qe mund te perdore pa problem per te arritur tek ai: Antonio Conte dhe Beppe Marotta.

Ja cfare kane shkruar ata tekstualisht: “Pobga ka qene i pari qe e ka marre vesh qe Juventusi deshiron ta riktheje. Me pas ka marre vesh qe edhe Zinedine Zidane do te bente cmendurira per te per ta marre tek Reali.”

“Por ditet e fundit ka marre vesh edhe nje lajm tjeter qe nuk i ka ardhur aspak keq ta degjoje: Antonio Conte e deshiron tek Interi dhe Interi deshiron ta provoje per te.”

“Ky nuk eshte ndonje lajm i gezueshem per Juventusin, sepse konkurenca e Interit eshte nje konkurence e veshtire duke pare drejtuesit e saj dhe fuqine ekonomike.”

“Ne kete mes mund te vendose shume edhe raportet e Raioles. Ky i fundit eshte mik i ngushte me Beppe Marotten.”

“Prandaj, Interi per kete arsye eshte ne gare normalisht per te dhe kush thote te kunderten po thote dicka te pavertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.