Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PRAPASKENA – Ja kush qendron prapa operacionit Marotta-Inter: ai eshte sugjeruar nga…

PRAPASKENA – Ja kush qendron prapa operacionit Marotta-Inter: ai eshte sugjeruar nga…
Inter Club Staff

Nje udhetim i sukseshsem ne Kine nga ana e Giuseppe Marottes. Keshtu i kane titulluar sot gazetat italiane titujt e tyre per sa i perket udhetimit te ketij te fundit ne seline qendrore te Suning. 

Ai aty eshte pritur nga drejtuesit me te larte te gjigandeve kinez por mbi te gjitha ka pasur nje takim koke me koke me numrin nje te Interit, Steven Zhang dhe me numrin nje te Suning, Jindong Zhang.

Fjalet e para sot ne aeroport (per te qene te sakte, ne oren 6:45) kane qene shume te pakta por Marotta eshte pare shume i qeshur e duke thene vetem “shume mire” pas pyetjeve te gazetareve se si shkoi takimi.

Por me sa duket, ai tashm edhe pse jo zyrtarisht, ka filluar te perfaqesoje Interin: sot ne takimin ne Federate ka shkuar me nje makine te klubit zikalter dhe i shoqeruar me CEO-n e Interit, Alessandro Antonello.

Por shume kane pyetur veten keto kohe: kush qendron prapa kesaj levizje? Ideja e kujt eshte? Kush ka qene sponsor? Si ka lindur gjithcka?

Me sa duket, pergjigja e ka nje emer dhe nje mbiemer: Massimo Moratti. 

Ka qene pikerisht presidenti legjendar i Interit ai qe menjehere me te marre vesh se Marotta do te largohet nga Juventusi nuk eshte menduar dy here dhe ka folur me Steven Zhang duke e keshilluar qe te mos humbase kohe ne marrjen ne pune te Beppe Marottes.

“Steven Zhang nuk eshte menduar dy here dhe ka degjuar keshillen e atij qe mbi te gjitha e ka “idhull” e pastaj edhe “shembull per tu ndjekur” (keto kane qen e fjalet e tij pak muaj me pare kur eshte pyetur per Morattin).”

E tashme, edhe ata qe kishin dyshime per ardhjen e nje ish-drejtuesi te Juventusit tek Interi, pasi te marrin veshe qe dore ne kete operacion ka nje njeri si Massimo Moratti do te kene me pak dyshime per gjithcka.

Nese ka nje njeri qe ja do te miren klubit zikalter, ai eshte pikerisht bosi legjendar i klubit.

Nderkohe, kjo ka qene nje interviste e Morattit vetem pak dite me pare ku duket shume mire se Moratti ka gisht ne ardhjen e Marottes tek Interi.

Keto kane qene fjalet e tij: 

A e keshillova une tek Steven? Presidenti me pyeti dhe do ju them te verteten: i fola shume mire per te.”

“Ai kishte ndermend qe ta bente kete gje prej kohesh dhe une i thash qe eshte gjeja e duhur. Juventusi? Ai eshte nje profesionist, do i kete sherbyer ajo eksperience.”

Kampionati? Lojtaret sjellin rezultate, shpresojme qe duke perforcuar drejtuesit edhe ne fushe do te kemi rezultatet qe Interi meriton.”

Merkato? Shoh emra te lojtareve te rinj italian qe qarkullojne. Po te isha une, do te levizja ne ate fushe.”

Chiesa? Eshte nevoja per dike si ai por edhe per lojtare te nje tipi tjeter por qe te kene talent ama. Skuadra ka potencial per te bere mire edhe ne kete xhiro te veshtire ndeshjesh qe kemi rresht: atletikisht mundesite jane per te marre rezultate. Por cdo ndeshje eshte e veshtire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.