Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

111 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Tani dua te fitoj me Interin. Materazzi nje vella per mua!”

Ranocchia: “Tani dua te fitoj me Interin. Materazzi nje vella per mua!”
Inter Club Staff

Interviste shume e bukur dhe e gjate e Andrea Ranocchia-s ne revisten javore SportWeek, e cila realizohet nga Gianfelice Facchetti dhe eshte pjese e Gazzetta delo Sport. Ka nisur me nje batute: Kue i kane kerkuar te beje nje set fotografish para nderteses se gazetes, Andrea ka pyetur ne qofte se do te mund ta benin shpejt sepse “nuk dua qe te ndaloje dikush edhe te me thote shko te stervitesh ne vend qe te besh foto.”

Ke hasur ndonje njeri te bezdisur qe te ngacmonte ne rruge?
“Kudo ku kam shkuar, edhe ne qofte se gjerat shkonin mire apo keq, raporti me tifozet ka qene i mire, kane qene gjithmone korrekte. Ketu ne Milano vitin e shkuar, ndoshta me i veshtiri qe kur jam profesionist, merrja kryesisht fjale inkurajuese. Sharje? Ka ndodhur, por jan pjese e lojes: per mua gabimi eshte nje mundesi per tu rritur dhe permiresuar. Ne qofte se do rrija te mendoja per gabimet, do isha i humbur.”

Ne sitin tend ka nje citim te Albert Einstein qe e percakton gabimin si “bekim”…
“Eshte keshtu, jam i bindur qe jam permiresuar me shume vetem sezonin e shkuar se ne te gjithe karrieren time.”

Do te kete edhe dicka qe te jep bezdi ne gjykimet per paraqitjet e tua?
“Nuk duroj dot kur vleresimet kalojne nga plani teknik ne ate personal: ndonjehere ndodh qe nje gabim ka forcen per te bere te harrohet cdo gje e mire e bere deri ne ate moment. Kete nuk e pranoj.”

Kjo te ben me njerezor, por etiketimi i “djalit te mire” eshte e veshtire te te hiqet: ke pak fjale, ne qofte se te kritikojne di te mesosh, gezohesh me modesti pas nje goli. Do te beje ndonjehere revista Times ndonje kopertine me Andrea Ranocchia-n?
“Kush e di (qesh)…Menyra si qendroj ne fushe reflekton origjinen time: vij nga Bastia Umbria, vend me punetore dhe fermere, nje vend special me nje mentalitet special.”

Lind aty sekreti per kete normalitet?
“Une e kam ndjekur gjithmone pasionin tim, qe ne momentet e para. Nuk kisha ne mendje as fame as lavci, vetem te vazhdoja te kultivoja me durim endrren time.”

Megjithate je ne nje bote ku gjerat e teperta dhe tekat bejne me shume zhurme.
“Para se te luaja tek Interi, kam pasur fatin te kaloj disa etapa: Arezzo, Bari, Genoa…Jam rritur duke mundur te mbeshtetem gjithmone ne miqesite e nje jete dhe ne kontributin e familjes. Kur jam gjetur ne maje, isha i rritur.”

Po me te vertete nuk e ke imagjinuar kurre qe nje dite mund te luaje ne Serine A?
“Eshte vetem nje proces natyral qe me ka sjelle deri ketu, pothuajse nuk e kam vene re. Vetem figurat e koleksionit te futbollisteve kishin fuqine te me benin fantazine te me fluturonte, cdo here qe i shikoja, thoja – ‘fua te perfundoj siper njerit prej ketyre.'”

Kur e ke kuptuar qe ke dicka me shume se shoket e tu?
“Ishte bukur te mos e kuptoja asnjehere, shkoja ne pregatitje, dhe luaja gjithmone dhe avancoja.”

Pastaj nje dite e ke kuptuar qe gjithcka ishte e vertete…
“Isha ne Bari dhe luajtem kunder Milanit, do te luaja kunder idhullit tim: Alessandro Nesta. Kalova gjithe nxemjen duke e pare me syte e nje femije, e studioja… Isha me i shqetesuar ti kerkoja fanellen se sa te luaja ndeshjen. Ne kopertinen e Times do te vendosja ate, nje shembull per te gjithe.”

Ne Interi ke patur si keshilltar Marco Materazzin, nga i cili ke trasheguar fanellen numer 23.
“Kur Marco ishte kapiteni i Perugias, isha nga ata djemte qe kapnin topat ne stadiumin Curi. Me ka ndihmuar gjithmone, edhe me pare se ta vishja kete fanelle: te kem numrin e tij eshte nje privilegj i madh.”

Eshte kaq e veshtire trashegimia e Mourinhos tek Inter?
“Kam pasur mundesine te trajnohem dhe te luaj me pjesen me te madhe te atyre kampioneve, per kete besoj verberisht se ato suksese duhet te na sherbejne per tu rimekembur shume shpejt.”

Prisje te fitoje dicka ne keto dy vjet e gjysem?
“Bilanci i eksperiences time me zikalterit eshte e luhatshme, mundem dhe dua te jap shume me teper. Deri ketu kam fituar nje Kupe Italie, nje skuader me kete histori nuk mund te ngelet duarbosh per shume kohe. Sfida ime eshte kjo: dua te fitoj me Interin.”

Cfare ta ka ndaluar deri ketu? Fati i keq?
“Nuk besoj ne keto gjera, nuk shkon me besimin tim. Viti 2012 ka qene katastrofik, mes demtimesh, keqkuptime me Ranierin dhe perfshirjen keqardhese ne ceshtjen e basteve…Mendoja qe viti nuk do te mbaronte me. Sot do te isha e i gatshem te dilja nga ajo situate.”

Lexon shume?
“Me periudha, me pelqen Coelho edhe pse eshte pak perserites.”

Filmi i fundit?
“Skyfall, jam adhurues i 007, pasion i trasheguar nga babai im Marco, te cilin e therras Bond, keshtu ja kam shkruar edhe emrin ne celular.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.