Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

684 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Premier League i hap lufte agjenteve te lojtareve: ja cfare po ndodh. Duhet bere e njejta gje ne Serie A?

Premier League i hap lufte agjenteve te lojtareve: ja cfare po ndodh. Duhet bere e njejta gje ne Serie A?
Inter Club Staff

Ne keto raste duhet thene e vertata: agjentet e futbollisteve ne vend qe te shohin interesat e klienteve te tyre, shpesh here shikojne vetem anen ekonomike te nje marreveshje dhe se si te perfitojne me shume prej saj.

Vitet e fundit fuqia e agjenteve dhe ndermjetesve ne futboll eshte rritur ne nje menyre te jashtezakonshme sa disa nga agjentet me te njohur njihen gjere edhe me titullin “super agjent” per shkak te lidhjeve te forta me klubet dhe numrit te madh te lojtareve TOP qe menaxhojne.

Por Premier League po mendon per nje revolucion te vertete per te ulur fuqine e tyre.

Me sa duket, Premier po mendon per nje rregull te ri ku tashme komisionet per agjentet nuk do te paguhen me nga klubet por nga vete lojtaret.

Ky porpozim eshte bere nga klubet e Premier League dhe pritet te miratohet shume shpejt.

Do te ishte keshtu nje zhvillim epokal. Sky Sport tregon se sot do te kete gjithashtu nje takim ndermjet drejtuesve te Premier League per te vleresuar propozimin.

Agjentet nderkohe, nese ky propozim do te miratohet i plote, do te kene nevoje te kene nje llogari bankare ne Britanine e Bashkuar per te mbyllur opracione atje dhe ne te njejten kohe duhet te dorezojne nje deklarate vjetore ku do te prezantojne me detaje te gjitha burimet e te ardhurave si dhe perfitimet nga secili operacion.

Objektivi i klubeve eshte ai qe te ulet fuqia e agjenteve dhe ndermjetesuesve qe eshte rritur pa kriter ne vitet e fundit.

Vetem vitin e kaluar agjentet ne Britani kane fituar 220 milione sterlina.

Mos ndoshta eshte koha qe te mendohet per dicka te tille dhe ne Serie A?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.