Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real Madrid, Ancelotti i dergon nje mesazh te qarte Interit: “Ne si Real ndaj Interit jemi gati per…”

Real Madrid, Ancelotti i dergon nje mesazh te qarte Interit: “Ne si Real ndaj Interit jemi gati per…”
Inter Club Staff

Per vendin e pare te grupit eshte ende gjithcka e hapur. Kjo sepse eshte e vertete qe Real Madrid ka dy pike avantazh ndaj Interit, por ne Santiago Bernabeu, te marten e 7 dhjetorit, skuadra e Inzaghit me nje fitore mund te kaloje grupin ne vend te pare.

Duke qene se Interi tashme eshte e kualifikuar dhe vendin e dyte e ka te sigurt, zikalterit nuk kane asnje presion.

Dicka e tille nuk mund te thuhet per Realin e Ancelottit, qe duhet te bejne kujdes maksimal pas dy javesh ne Bernabeu.

Nderkohe, menjehere pas ndeshjes se djeshme te fituar ndaj Sheriff, ka folur edhe Ancelotti qe ka derguar edhe nje mesazh te rendesishem per Interin.

“Nuk mund te kerkoja me shume nga skuadra nga sa kemi bere sot ne fushen e lojes ndaj Sherifit qe eshte nje skuader shume e mire.”

“Alaba ka pasur nje problem ne gju, por shpresoj te mos jete asgje serioze. Ndryshe do te ishte nje lajm i keq per te gjithe.”

“Por mund te permiresohemi akoma. Kemi shume opsione. Kundersulmi dhe loja me pozicione te vendosura.”

“Tani duhet te bejme maksimumin ndaj Interit qe eshte kualifikuar si puna jone. Luajme ne shtepi, ne Bernabeu, dhe ne si Real ndaj Interit jemi gati per te bere nje ndeshje te madhe dhe per te marre tre piket.”

“Nuk mund dhe nuk duhet ta gabojme nje ndeshje te tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.