Rummenige, cfare fjalesh te renda ndaj Agnellit: “Une jam i lidhur me futbollin. Por ka njerez qe jane te lidhur me…”
Kane mberritur te tjera fjale te renda ne drejtim te Presidentit te Juventusit, Andrea Agnelli, per sa i perket perfshirjes se tij ne Super League.
Kesaj radhe eshte nje njeri shume i rendesishem i botes se futbollit si puna e Karl-Heinz Rummenigge.
Ai sot eshte CEO i Bayern Munich, dhe ne te kaluaren e tij ka luajtur edhe per skuadren e Interit. Nderkohe, per Bild, Kalle ka shpjeguar ate qe nuk shkon me Superligen Europiane.
Por nder te tjera, ai ka vene ne dukje se si ka disa njerez qe ne futboll e kane mendjen vetem tek parate dhe jo futbolli.
“Nese une do ta kisha marre me vesh per Super League, do te kisha bere gjithcka per ta evituar kete figure te shemtuar.”
“Me miqte tane te Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain do kishim bere me shume. Ai eshte nje projekt i deshtuar totalisht.”
“Eshte i papranueshem dhe e rendesishme eshte qe klubet e kane pranuar gabimin e tyre dhe do te rikthehen ne familjen e futbollit tashme.”
Me pas, ai e mbyll me nje sulm te qarte edhe per Presidentin e Juventusit: “Ai ben pjese ne nje gjenerate tjeter.”
“Ai eshte nje person shume i ndryshem nga une. Une kam luajtur futboll. Une jam i lidhur me futbollin dhe jo me parate. Ai…”