Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rummenigge, cfare sulmi ndaj Agnellit: “Te kisha borxhet e Juventusit nuk do me zinte gjumi naten. Inter per mua eshte…”

Rummenigge, cfare sulmi ndaj Agnellit: “Te kisha borxhet e Juventusit nuk do me zinte gjumi naten. Inter per mua eshte…”
Inter Club Staff

Karl-Heinz Rummenigge, ish-CEO i Bayern Munich, diten e sotme ka folur edhe per Serie A dhe eshte ndalur ne vecanti te Juventusi.

Ai ka dashur te flase per bilancin skandaloz (sipas tij) te klubit te Andrea Agnelli qe ka vertete shume borxhe te medha.

“Ne keto te Bayern kemi qene te afte te fitojme per 20 vite dhe duke mbyllur bilancin e klubit gjithmone me fitim.”

“Nuk do te me zinte gjumi nese do te kisha borxhet qe Agnelli ka te Juventusi. Kete e them pa problem sepse keshtu mendoj.”

“Kemi qene shume te zote qe te ecim perpara me politiken tone sepse ajo na ka lejuar qe te fitojme shume ne te kaluaren.”

Nderkohe, me pasKarl-Heinz Rummenigge ka kaluar te aspekti sportiv dhe ka folur edhe per Interin dhe Champions League.

“Jam shume i lumtur qe Interi eshte ne krye te klasifikimit. Me jep gjithmone kenaqesi ti shoh ne krye te tabelave. Inter per mua eshte gjithmone special.”

“Jane kualifikuar edhe ne Champions League. Inzaghi ka bere nje pune shume te madhe, por i gjithe klubi e ka bere.”

Cfare mendon per kete sezon te Serie A? Cfare te habit?

“Me habit forma e Juventusit ne kampionat ndersa ne Champions League ka bere shume mire. Ne kampionat e ka te veshtire, por tani mbase mund te kualifikohet ne Champions perseri.”

Ndeshja e Interit kunder Liverpool?

“Ndeshje interesante, pa dyshim Liverpool po ben nje sezon te madh. Me shume se kaq nuk mund te bente. Miku im Klopp nuk do jete aspak i lumtur qe i ka rene me Interin.”

Cili lojtar te pelqen me shume tek Interi?

“E kam thene edhe me pare, eshte Lautaro Martinez ai qe me terheq me shume syrin. Tani pa Lukakun po del edhe me shume ne pah.”

“Mendoj se ka nje rruge te madhe perpara dhe e gjithe skuadra po e mbeshtet ne rrugetimin e tij si lider i sulmit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.