Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

835 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Salcedo-Inter, gjithcka e kryer! Huazim me te drejte blerje dhe shume para te kursyera: detajet

Salcedo-Inter, gjithcka e kryer! Huazim me te drejte blerje dhe shume para te kursyera: detajet
Bujar Berishaj

Gazzetta dello Sport sot flet per Eddy Salcedon, sulmuesin tjeter i cili do te arrij te Interi.

Gazeta e madhe italiane thekson se sulmuesi vjen te Interi me 1 vit “vonese” duke qene se duhej te transferohej te Interi merkaton e kaluar se bashku me sulmuesin tjeter Pellegri nga Genoa.

Por atehere marreveshja nuk u be dhe tani ai vjen te Interi i vetem, pa Pellegrin qe sot eshte pjese e ekipit francez Monaco.

Nje huazim prej 2 milione euro me te drejte blerje per 8 milione euro (plus bonuse eventuale qe mund te dergojne totalin deri ne shumen e 15 milione euro) eshte formula me te cilen 16 vjecari vjen nga Genoa te Interi.

Tratativa me Genoan ka bere qe Valietti e Radu te shkonin me drejtim te kundert duker siguruar plusvalenca per zikalterit, me kontaktet mes Preziosit dhe Ausilios qe kane zgjidhur gjithcka e tani lojtari do kryej vizitat mjeksore para se te nenshkruaj kontraten e re.

Sic raporton Gazzetta dello Sport, ky eshte nje sukses per Piero Ausilion duke konsideruar se vitin e kaluar Walter Sabatini kishte arritur te bej nje marreveshje ndryshe me numrin nje te Genoas.

5 milione euro dhe 25 milione euro tjera si bonuse eventuale ishte marreveshja mes Interit e Genoas veren e kaluar, me nje total qe shkonte ne 60 milione si shkak i vleresimit te sulmuesit te ri italian Pietro Pellegri.

Sulmuesi fillimisht do te bashkohet me Primaveran por nuk perjashtohet mundesia qe here pas here Salcedo te grumbullohet edhe nga Spalletti per skuadren e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.