Salcedo, gjithcka ok. Gagliardini drejt rinovimit. Dimarco afer…
Ka qene nje e premte me takime ne zyrat e Interit.
Fillimisht ne zyrat zikalter eshte paraqitur Roberto Gagliardini i shoqeruar nga agjenti i tij Beppe Riso.
Se bashku me mesfushorin zikalter, raporton kanali satelitor Sky Sport, dirigjentet e Interit kane nisur nje tratative per rinovimin e kontrates.
Por jo vetem, sepse pastaj ka qene radha e Eddy Salcedo per te cilin gjithcka eshte praktikisht e kryer.
Nje huazim me te drejte blerje per Primaveran me sulmuesin qe do te jete edhe pjese e skuadres se pare here ps here. Salcedo ishte i shoqeruar nga prinderit ne kete takim te vlefshem per kontraten qe do e lidh me Interin.
Ne anen tjeter, sic raporton fcinternews.it, pasi qe Interi ka blere Federico Dimarco nga Sion per italianin eshte gati nje aventure e re.
Pritet te jete Parma skuadra e re e mbrojtesit te krahut te majte me dy klubet qe jane ne detajet e fundit per transferimin e lojtarit ne huazim.
Do te diskutohen akoma disa klauzola eventuale me tratativen qe mund te mbyllet ne ditet e ardhshme.