Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

262 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Samuel: “E shikoj veten time tek Skriniar. Lautaro? Ka nje te ardhme te madhe perpara”.

Samuel: “E shikoj veten time tek Skriniar. Lautaro? Ka nje te ardhme te madhe perpara”.
Ardis
  • On 30/11/2018, 19:24

Nje interviste e gjate e ish lojtarit zikalter Walter Samuel ne mikrofonat e Gazzetta dello Sport. Shume kujtime te argjentinasit, duke filluar qe nga pseudonimi i tij:

Pseudonimi “muri” ju pelqente?
“I ekzagjeruar, ashtu sic isha une ne fillim te karrieres kur pesoja gol: dilja nga ndeshja. Por urrejtja per topin qe sulmon porten tende ekziston, pyesni Burdisso-n, Materazzi-n, Cordoba-n: beheshim si te cmendur, edhe sot e kesaj dite, nese ndodh”.

Dhe keshtu lind “faulli i Samuel”, e frikshme dhe brenda minutes se trete te lojes?
“Kete gje e keni shpikur ju ne keto vitet e fundit: une gjithmone kam “markuar territorin”, deri ne fund te karrieres mbase nuk kisha me ate shpejtesi dhe mbase arrija me vonese… Por asnjehere nuk kam nderhyre per te bere keq”.

Ishte me e lehte te mbroje me Aldair si partner apo me Lucion?
“Muajt e pare me Lucio-n ishin te veshtira: nuk luante ne repart, por me pas jemi kuptuar dhe ka lindur kuptimi midis nesh. Nga Aldair me kujtohet, se ne fund te stervitjes ne moshen 37 vjec, merrej me goditjet per te permisuar tekniken. Ne nje gje ishin njesoj: nese ndeshja prishej, ata te dy nuk gabonin me”.

E shikoni veten me shume tek Manolas apo Skriniar?
“Manolas eshte me i forte ne duelet nje kunder nje. Them Skriniar: goditje me koke, pasime te gjata precize. Mase nuk eshte gjeja qe mbahet mend, por e kisha edhe une si karakteristike”.

Si ish mbrojtes: me keq eshte te markosh Dzeko apo Icardi?
“Qe te dy dine te dalin mbrapa mbrojtesit ne anen e kundert te topit: ishte gjeja qe vuaja me shume. Por jane te ndryshem: Icardi jeton brenda zones, Dzeko del me shume nga zona, i pelqen te mbaje topin”.

Cfare Icardi keni pare pak kohe me pare ne Kombetare?
“Po sforcohet te beje ate qe po i kerkojne te gjithe te beje. Rishikoni golin ndaj Meksikes: shkon afer skuadres, mbron topin, dhe i vetem shkon te realizoj gol”.

Po Lautaro Martinez?
“Ka nje te ardhme te madhe perpara. Por duhet te kete durim te prese mundesite e tij dhe te gjendet i gatshem per cdo moment”.

Edhe Spalletti flet per “futbollin perpara”.
“Me Inter-in eshte gjithmone e veshtire te luash kunder Rome-s se tij. E kam studiuar shume, mbi te gjitha te tilla lojera ne kujtime me trekuartistin”.

Skudeto me Rome-n, Champions me Inter-in: kenaqesi te krahasueshme?
“Per nje gje po: adrenalina e te dhuruarit nje kenaqesi qe mungon prej shume kohesh”.

Skudeto me Rome-n: cfare imazhi ju vjen ndermend?
“Une gjysem lakuriq me pantallonat e Mangone – shoket e mi, mi kishin hequr perpara se tifozet te futeshin ne fushe – dhe qe heq bluzen duke e hedhur ne ajer me pas nuk e shikoj me. Une qe dal xhiro ne Rome dhe ishte gjithcka e ngjyrosur verdhekuq, gjithcka. Isha akoma nje i ri, por humbas festen Ne Circo Massimo per te flutuar ne Argjentine”.

Dhe nese e rimendon Champions-in me Inter-in?
“Kesaj rradhe ne Circo Massimo isha: por isha ne San Siro, sapo kishim ardhur nga Madrid-i me kupen. Por edhe ne Malpensa kur u kthyem nga Barcelona, ishte nje goditje plot me dritherima”.

Po citojme ne menyre te rastesishme, dhe nuk po permendim disa nga keto: Riquelme, Tevez, Batistuta, Totti, Zidane, Ronaldo, Beckham, Figo, Messi, Ibrahimovic, Eto’o, Milito.
“Mos me kerkoni tju them se kush eshte me i forti, nuk di te bej klasifikime dhe pse kam fituar une: ka qene nje privilegj qe kam pasur mundesine te luaja shume ndeshje me ta duke thene ‘Nese nuk pesojme gol, fitojme: mendon njeri prej tyre’. Dhe ka qene nje vuajtje te shikoje lojtare me pak te forte se ata qe nuk kishin te njejte perulesi si ata”.

Do te jete trajner, Samuel? Dhe cfare trajneri do te jete?
“Jeta ime tashme eshte ne Itali, futbolli eshte jeta ime dhe ne futboll nuk e shikoj veten ne nje rol tjeter. Periudha e perkohshme e Scaloni-t ne Kombetare ka mbaruar, une dhe Pablo Aimar i kemi dhene nje dore per 6 ndeshje, tashem te shikojme. Gjithsesi nje dite do te me pelqente te provoja te shkoja me kembet e mia: edhe duke filluar nga nje sektor i te rinjve”.

Dhe si trajner: si do te jete ndeshja Roma-Inter?
“Roma po vuan pak, eshte e parregullte, ndonjehere e pashpjegueshme. E keni pare ne Champions? Nje pjese e pare madheshtore, pesoi nje goditje dhe u shperbe: me duket si nje faktor mental. Vitin e kaluar me impresionoi identiteti i saj, tashme duket sikur nuk eshte e bindur plotesisht per ate qe po ben dhe po i mungon De Rossi: nuk mund te fitosh pa lojtare qe kane fituar dhe ne Itali eshte shume e veshtire te gjesh te rinj te gatshem qe ne moshen 18 vjec per ekipin e pare”.

“Inter-i eshte i konsoliduar: Spalletti po gjen nje skuader solide dhe me vazhdimesi. Ne Londer deri ne momentin e golit ka luajtur mire, dhe shikoni, se Tottenham eshte skuader e forte. Edhe Roma ne shtepi eshte e forte, por une shikoj akoma Inter-in ndonje hap perpara”.

Dhe cfare do te thote ne fund, Roma-Inter?
“Juventus-i eshte larg, per keto dy skuadra skudeto do te jete, qe te marrin pjese serish ne Champions League. Por kush ben mire te dielen, mbushet me kuraje, dhe do doja te shikoja me shume ne te gjitha skuadrat, jo vetem Roma dhe Inter-i. Per ti dhene te pakten me shume vuajtje Juventus-it”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.