Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sanchez ben Interin qe te cmendet pas tij. Gazzetta zbulon: “E verteta eshte se me United eshte arritur vetem nje marreveshje huazimi, por Interi deshiron ta bleje.”

Sanchez ben Interin qe te cmendet pas tij. Gazzetta zbulon: “E verteta eshte se me United eshte arritur vetem nje marreveshje huazimi, por Interi deshiron ta bleje.”
Inter Club Staff

“E kuptoni se pse duhet bere gjithcka per ta mbajtur te pakten deri ne fund te verres tek Interi.”

“Maravilla ne San Siro, kush e di se sa shume e kane pritur interistat nje nate te Alexis Sanchez si ajo dje.”

Keshtu hapet artikulli i La Gazzetta dello Sport per sa i perket paraqitjes shume pozitive te Alexis Sanchez diten e djeshme ndaj Brescias.

Kiliani ka realizuar nje gol dhe ka dhene dy assist per shoket e tij. Por ka dhene edhe nje assist per Moses ne rastin penalltise.

“Ne shkretetiren e San Siros, aty ku ulerimat e Antonio Contes degjohen ne cdo moment, dhe ku nxehtesia dhe lageshtira bashkohen bashke, Brescia venitet totalisht.”

“Interi e anullon duke i shenuar gjashte gola. Por nderkohe, Alexis Sanchez nxjer nga arsenali i tij nje paraqitje prej Oscar.”

NDERMJET TE TASHMES DHE TE ARDHMES – “E perditshmja italiane, me pas, shpjegon se kush eshte statusi i tratatives me Manchester United.”

“Ka ende shprese per Interin. Nderkohe, nese nuk e dini, Marotta dhe Ausilio po punojne fort per ta mbajtur edhe nje sezon Alexis ne Milano.”

“Kete gje e ka kerkuar vete Antonio Conte, pavarsisht te ardhmes se Lautaro Martinez.”

“Ja si shpjegohen motivet e tratatives se gjate ndermjet Interit dhe Manchester United per zgjatjen e huazimit te lojtarit deri ne fillim te gushtit.”

“Dje, te dy klubet kane zyrtarizuar nje marreveshje te perkoheshme”, nenvizon e perditshmja italiane, e cila tregon nje optimizem te madh per qendrimin e kilianit ne Milano te pakten deri ne fund te gushtit.

“Nyja me e madhe eshte ekonomike, sepse United e ka kuptuar deshiren e Interit per ta mbajtur lojtarin dhe anglezet duan te perfitojne sa me shume.”

“Eshte e qarte se rreziku per ta humbur ne Europa League qe do te luhet ne gusht eshte reale nese nuk arrihet nje marreveshje e re, dhe prandaj Conte po ben tifo qe Marotta te beje dicka ne lidhjem e kete.”

“Kete gje e beri me dije edhe dje ne intervisten pas ndeshjes ku tha se nuk eshte puna e tij tratativa me United por nje lojtar si Sanchez deshiron ta kete me vete deri ne fund te sezonit te pakten.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.