Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Serie A, merr fund endrra e Interit, Milanit dhe Juventusit? “Federata do te detyroje klubet qe…”

Serie A, merr fund endrra e Interit, Milanit dhe Juventusit? “Federata do te detyroje klubet qe…”
Inter Club Staff

Vazhdon te beje te diskutohet shume vendimi i 12 klubeve te medha te Europes per krijimin e Super Liges.

Ideja ka lindur dhe ka vdekur ne 48 ore, ne momentin kur pese klubet e Premier League vendosen te largohen nga ajo.

Per te evituar qe ne te ardhmen te ndodhe perseri kjo gje, duket se Federata Italiane e Futbollit ka menduar nje levizje teper te rendesishme.

Eshte nje levizje qe do te vrase perfundimisht endrren e Interit, Milanit dhe Juventusit per te luajtur ne nje lige ku fitohen me shume para.

“Tashme duket se Federata i ka bere mire llogarite dhe do te levize me dokumenta zyrtare dhe jo thjesht me fjale dhe kercenime.”

“Do te prezaantohet nje klauzole e re ku klubet duhet te firmosin: ose je brenda sistemit, duke marre licencen per te luajtur ne Serie A, e duke pranuar se ne te ardhmen nuk do behen tentativa te tilla, ose duhet te dilet jashte sistemit te futbollit kombetar.”

“Keshtu, per tu regjistruar ne kampionat, klubet duhet te heqin njehere e pergjithmone dore nga largimi nga UEFA per te themeluar nje kampionat te ri.”

“Nje klauzole e tille do te bente qe te deshtonte njehere e mire endrra e drejtuesve te tre klubeve me te medha italiane.”

“Nderkohe per sa i perket ceshtjes se shkarkimit apo doreheqjes se Marottes dhe Paolo Scaronit eshte shtyre per nje moment te dyte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.