Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shoket e lavderojne: “Kovacic nje top player, do te beje historine”

Shoket e lavderojne: “Kovacic nje top player, do te beje historine”
Bujar Berishaj

Pa harruar nje Sassuolo ne shenjester, disa lojtar te Interit, kane kaluar nje pasdite me ndryshe dhe argetuese ne Autodromo te Monzas. Sic raporton edicioni online i sotem i Tuttosport, zikalterit jane pritur nga Pirelli (sponzor i shoqerise) dhe mes nderrimit te gomave, kane folur edhe per ‘fushen’ duke lavderuar kualitetet e Mateo Kovacic.

JUAN JESUS – “Mateo eshte 3 vjet me i ri se une, mendoj se mund te bej mire, me te vertete, kur te jete 25-26 vjec do te jete nje nga mesfushoret me te forte te historise se futbollit. Besoj shume tek ai, eshte nje djalosh shume i talentuar.”

HERNANES – “Kovacic eshte nje lojtar i madh. Te luash me te eshte nje kenaqesi sepse ka nje vizion te madh te lojes, pasime te shkelqyera dhe driblime te bukura. Ne fushe se bashku me Mateon? Gjendem mire me Mateon dhe kur skuadra te jete dhe kur ekipi te jete ne formen me te mire gjithcka do te shkoj shume mire.”

VIDIC – “Me granatan ka qene nje ndeshje e veshtire si te gjithe debutimet ne kampionat, por kunder Sassuolos duhet te perfitojme nga avantazhi qe luajme ne shtepi dhe te fitojme. Ndihem mire tek Inter, duhet te adaptohem ne kampionat, por per kete do te duhen dy ndeshje, maksimumi tre.”

ANDREOLLI – “Nese do te kem mundesine te luaj kunder Sassuolos, do te jem gati. Jam i sigurt qe pas nje 0-0 me Torinon do te ngrihemi larte.”

DODO – “Ne Europa League nuk kam qene, keshtu qe une mezi po pres qe te debutoj ne San Siro. Serie A eshte shume e veshtire, te gjitha ekipet jane intelegjente taktikisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.