Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,718 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Kovacic nuk e ka idenë se sa është i fortë! Bravo Gnoukouri. Thohirit i them…”

Ranocchia: “Kovacic nuk e ka idenë se sa është i fortë! Bravo Gnoukouri. Thohirit i them…”
Rinor Sopaj

Andrea Ranocchia është kthyer të flas për derbin për mikrofonët e Sky: “Nuk kam mundur të fle. Gjyqtari ka bërë një punë të mirë, ka qenë mjaft në ekuilibër por më vije keq për rastin e penalltisë. Në një derbi këto raste paguhen, mund ta merrnim një fitore të merituar por nuk ndodhi. Kemi luajtur shumë mirë kundër Milanit, e kemi mbajtur aq shumë topin, kemi krijuar, e vetmja gjë të cilën nuk e kemi bërë ka qenë ajo e shënimit të golit e cila është pjesa më e rëndësishme. Nga derbi dolëm më kokën lart dhe tani kemi përpara nesh një ndeshje të vështirë, duhet të vazhdojmë kështu, rruga e duhur është kjo”.

SHPJEGIMI I BANTIT“Mah ka thënë që kolegët e tij i kanë thënë që nuk ishte penallti, por në këtë rrëmujë nuk është që mund t’i dëgjojmë dhe t’i kuptojmë arsyetimet. Por janë gabime që fatkeqësisht po ndodhin në ndeshje të rëndësishme”.

NJË HIJE QË DUHET ANULUAR“Kemi qenë të tensionuar, për të arritur në majë duhet të kemi vazhdueshmëri, t’i shmangemi paraqitjeve të dobëta që i kemi bërë këtë vit si ajo kundër Parmës”.

GNOUKOURI“Ka bërë një ndeshje të madhe, ka treguar personalitet, teknikë dhe përqëndrim. Ka bërë shumë pak gabime, duhet të vazhdoj kështu sepse mund të jetë një ndihmë më shumë për ne në këtë vit dhe për vitet e ardhshme pasi është akoma shumë i ri”.

KOVACIC“Unë e mbroj dhe do ta mbroj gjithmonë, është një talent i mrekullueshëm. E shoh duke e stërvitur, nuk e sheh sesa është i fortë, cfarë potenciali ka. Është i ri dhe do t’i kaloj këto momente të vështira dhe kur t’i kaloj do të shëndërrohet në një lojtar akoma më të fortë sesa që është tani. Është një djalosh që i mban këmbët në tokë, do të dalë nga këto momente. Do të jetë i rëndësishëm në të ardhmen”.

MANCINI“Trajneri më ka dhënë qetësi pas një periudhe të një sezoni të komplikuar, me aq shumë pritje dhe presion. Më ka ndihmuar menjëherë dhe po mundohem t’ia kthej besimin, jo vetëm trajnerit, por edhe shoqërisë dhe bashkëlojtarëve”.

VIDIC – “Për të flet CV-ja e tij, ka shumë eksperiencë, ka një mentalitet ndryshe. Është njeri që flet pak, por ajo që ka rëndësi është që duhet të vazhdojmë të mos pësojmë gola”.

SHTATË NDESHJET E FUNDIT – “Ta nderojmë fanelën ashtu sic duhet”.

KËRKESË PËR THOHIR – “Të vazhdoj kështu, me atë cfarë po e bën, sepse është duke e bërë një shoqëri stabile, po investon shumë, edhe në strukturën në Pinetina. Të vazhdoj kështu pastaj e di ai se cfarë duhet të bëj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.