Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

928 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim, Fiorentina-Inter – Mazzarri mbeshtetet tek titullaret. Hernanes i pranishem, Samuel dhe Milito gjithashtu. Kthesa per Guarin?

Shqyrtim, Fiorentina-Inter – Mazzarri mbeshtetet tek titullaret. Hernanes i pranishem, Samuel dhe Milito gjithashtu. Kthesa per Guarin?
Ardi Deda

Interi nuk ben pike ne transferte qe nga 24 nentori i larget. Ne Bologna, perfundoi 1-1, me pas vetem humbje. Deri ne ate kohe, larg nga Meazza, zikaltrit nuk e kishin provuar humbjen, por nga ai moment Interi ne transferte nuk ka bere asnje pike. Vijne humbjet rradhazi me Napolin, Lazio, Udinese (ne kupe), Genoa dhe Juventus. Nje ‘diete’ rezultatesh kjo qe ka ndikuar shume ne renditjen aktuale te klasifikimit. Por ne Firenze kemi mundesine e rinisjes.

Taktika –  Mazzarri e di se kete here nuk mund te deshtoje dhe atehere, do te kthehet ti besoje serish lojtareve qe kane bere shume paraqitje ne fushe. Mbrapa konfirmohet Samuel, ne mesfushe do te tentohet deri ne fund rekuperimi i Cambiasso dhe Hernanes, nderkohe perpara me 99% mundesi kemi dyshen Palacio – Milito. Akoma pankine, per Campagnaro, D’Ambrosio, Botta dhe Icardi. Nuk eshte i grumbulluar Kovacic per shkak te demtimit ne gju.

Kundershtaret – Montella, duke pare mungesat e Borja Valero (i skualifikuar) dhe Savic, mund te zgjedhe nje skeme te ngjashme me ate te kolegut zikalter. Kemi mbrojtjen me 3 mbrojtesa ku do te luajne Diakité, Compper dhe Rodriguez. Kthehet ne regji Pizarro, i cili do te jete se bashku me blerjen e fundit Anderson dhe Fernandez, duke pare qe Aquilani mund te rrezikoje serish demtimin pas lodhjes ne kupe. Ne sulm, i sigurte vendi per Matri, me pas Joaquin shihet ne vantazh mbi Ilicic.

Rreziqet – Cuadrado eshte padyshim arma me e rendesishme ne dispozicion te Montelles. Me shpejtesine e tij, kolumbiani mund te rezultoje shkaterrues per kundershtarin e tij Nagatomo, sidomos nese japonezi nuk do te mbeshtetet nga Juan Jesus. Per pjesen tjeter, skuadra viole i ka armet per ti bere keq Interit, sic deshmon ndeshja e vitit te kaluar. Mario Gomez eshte i gatshem, por do te jete ne pankine: per te parashikohet ndonje minute e luajtur nga fundi.

Ku te godasim – Me Tomovic ne dyshim dhe Savic ne infermieri, mbrojtja e Montelles nuk mund te konsiderohet e papershkrueshme dhe Udinese te marten e kaluar iu afrua shume afer golit duke vene ne panik mbrojtjen e Fiorentines. Interi mund te shfrytezoje daljet ofensive nga krahet e Fiorentines dhe me kundersulme te shpejta mund te jete i rrezikshem.

Syte drejtuar tek… – Guarin. Fredy ‘i mire’ ka treguar se mund te jete deciziv. Guarin ka gjithcka per tu bere i rendesishem ne Serine A, sic e di mire Conte i cili e ndjek prej vitesh dhe per pak se nuk arriti ta marre ne janar. Ne Francchi, do te nevojitet talenti dhe fiziku i tij per te triumfuar ne mesfushe dhe per te goditur mbrojtjen kundershtare.

Formacioni i mundshem Fiorentina-Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.