Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 23, 2020

Scroll to top

Top

845 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar sulmohet rende nga mediat vendase: “Duhet ti vije turp, duhet te tregohet me korrekt ne drejtim te gazetareve te vendlindjes se tij!”

Skriniar sulmohet rende nga mediat vendase: “Duhet ti vije turp, duhet te tregohet me korrekt ne drejtim te gazetareve te vendlindjes se tij!”
Inter Club Staff

Legjenda sllovake e futbollit, Juremik, ka dashur te shprehe mendimin e tij ne lidhje me deklaratat e Milan Skriniar kunder shtypit sllovak. 

Ne nje interviste te perpara disa koheve, Milan Skriniar i kishte quajtur mendiat sllovake si “pleh i gjalle” qe vetem shpifin.

Keshtu ne mbrojtje te mediave sllovake ka dale ish-legjenda e futbollit sllovak Juremik dhe fjalet e tij jane cituar nga te gjitha mediat e medha te vendit: 

“Nuk i kam lexuar keto deklarata por duke i degjuar nga ju nuk me pelqejne aspak dhe nuk eshte dicka qe duhet thene dhe bere.”

“Sipas meje, Milan Skriniar eshte nje djalosh modest dhe qe shikon vetem punen e tij. E gjithe kjo histori nuk ka asnje lidhje me figuren e tij.”

i

“Por nese i ka thene vertete duhet ti vije turp sepse ne radhe te pare ai duhet te respektoje vendin nga vjen dhe nese do te kete nje imazh te mire ne Sllovaki, duhet ti respektoje te gjithe.”

“Ai duhet te mendohet mire perpara se te thote te tilla fjale sepse ketu ka shtepine, familjen dhe ketu jeton. Lojtaret e futbollit nuk duhet ta harrojne vendin qe i rriti. Sllovakia i beri keta qe jane sot.”

Por cfare ka ndodhur me Milan Skriniar dhe mediat sllovake qe kane ndezur kete debat ne Sllovaki?

Muaj me pare ato shkruajten se Skriniar po i ben nepermjet agjentit te tij presion Interit qe ti rritet rroga ose perndryshe ai do te largohet tek nje skuader tjeter.

Por ky ka qene nje lajm i pavertete dhe beri qe ne ate kohe Skriniar te reagonte nepermjet instagram dhe te shkruante “mos besoni cdo genjeshter qe ata thone, thjesht thjesht pleh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.