Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,113 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Interi do 54 milion nga shitjet. Ndersa pagat…

SKY – Interi do 54 milion nga shitjet. Ndersa pagat…
Xhorxh Gellci

Interi do tu jape nje shtyse te forte tratativave te merkatos. Por sic raporton eksperti i merkatos i SKY, Luca Marchetti, per te levizur merkaton, Interi duhet me pare te shbllokoje disa operacione ne dalje.

Jane shume lojtaret qe nuk hyjne ne planet e Walter Mazzarrit: Caldirola, Jonathan, Kuzmanovic, Alvarez, Obi, Pereira, Schelotto, Stankovic dhe Chivu. Duke kaluar pastaj tek lojtaret e rinj dhe shume te talentuar – Bardi dhe Duncan – qe kane nje merkato shume te mire: Interi do te degjoje me kujdes ofertat qe do te vijne, duke mos refuzuar asgje pa u menduar ne fillim.

Ne fund jane edhe ata qe jane ne huazim dhe nuk do te blihen: Rocchi dhe Gargano. Kontrata e te parit skadon ne 30 qershor, ndersa per te dytin parashikohet nje rikthim tek Napoli.

Ne momentin qe te gjitha keto operacione do te realizoheshin ose me sakte, ne qofte se do te realizohen, Interi do te fitoje shifren e konsiderueshme prej 54 milion euro, te cilat mund te investohen ne merkato: Nainggolan, Isla dhe Dragovic jane emrat me te nxehte. Nese do te realizohej, do te ishte dicka shume e dobishme edhe per pagat, ku do te kurseheshin plot 26,2 milion euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.