Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Moratti dhe Thohir gati te thone po. Tani 30% dhe brenda korrikut…

SKY – Moratti dhe Thohir gati te thone po. Tani 30% dhe brenda korrikut…
Xhorxh Gellci

Marreveshja eshte duke ardhur. E shpjegon ne Sky Sport 24 Silvia Valini, sipas te ciles Thohir dhe Moratti jane shume prane, dhe shume shpejt do te vije konfirmimi. Ne fillim indoneziani do te marre 30% te aksioneve dhe me pa do te shihet per pjesen tjeter. Do te arrije ne 100% brenda dy vitesh? Eshte e mundshme qe pronaret te ngelen dy. Fakti qe Moratti do te qendroje president nuk eshte aspak ne dyshim. Nuk ka asnje date fikse per te mbyllur tratativen, por me shume mundesi brenda fundit te korrikut gjithcka do te jete ne vend, dhe manjati do te kthehet kur gjithcka te jete perfunduar dhe kur zyrat legale ta kene mbaruar punen e tyre.

Perpara ceshtjes te stadiumit te ri, duhet te mendohet qe te vendosen llogarite ne rregull dhe te sistemohet skuadra. Nderkohe eshte edhe projekti San Siro qe do te filloje, ku do te zhvillohen punime se bashku me Milanin dhe me Bashkine e Milanos. Dhe nese numri 1 zikalter ka folur per top-player (lojtar te madh) para disa ditesh, ndoshta dicka mund te behet me hyrjen ne shoqeri te askionerit te ri. Sepse ne fund te fundit, objektivi i Massimo Morattit ka qene gjithmone i qarte: te ringreje skuadren, ti riktheje soliditetin qe i ka munguar, me ate vete qe ben lidhjen mes te shkuares dhe te ardhmes. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.