Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,276 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Obi Mikel ide konkrete. Sulmi per tu perforcuar. Ne mbrojtje…

Sky – Obi Mikel ide konkrete. Sulmi per tu perforcuar. Ne mbrojtje…
Ardi Deda
Merkato e Interit nuk eshte ndalur dhe pas ardhjeve te Hernanes dhe Vidic mund te jemi afer nje blerje tjeter me parametra zero qe mund te zbulohet se shpejti. Kete e shpjegon ne SkySport24 ne nje kronike Silvia Vallini e cila nuk shpjegon per cilin behet fjale, por flet per ato qe jane objektivat reale te Interit.

Piero Ausilio po mban nen vezhgim Sagna qe ka luajtur shtate vitet e fundit tek Arsenali, nje tjeter skuader e njohur ne Indonezi, dhe do te kishim nje operacion tjeter marketingu. Kemi me pas Evra lojtari i krahut te majte te Manchester United qe drejtori sportiv do te shohe sot ne ndeshjen me Olimpiakos.

Obi Mikel eshte nje ide tjeter, edhe pse ka pengesen e nje page te larte. Shoqeria zikalter po mendon te forcoje mbi te gjitha mesfushen dhe levizja e rradhes eshte rinovimi i Guarin qe eshte afer.

Mbrojtja per momentin mund te prese edhe pse javen e ardhshme ka nje takim midis agjentit te Rolando dhe Porto per blerjen perfundimtare te lojtarit, ne pritje per te kuptuar se cfare do te behet me Ranocchia.

Sulmi eshte nje reapart per tu perforcuar: me kandidimin e Eto’o qe ka nje lidhje te forte me Morattin, por qe per momentin nuk futet ne planet e Thohir. Mbeten sugjerimet per Dzeko dhe Morata.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.