Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

949 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Sot dite pushimi ne Appiano, por mungesa e Icardit i habit te gjithe sepse ish-kapiteni duhet te ishte aty per te rekuperuar formen

Sky – Sot dite pushimi ne Appiano, por mungesa e Icardit i habit te gjithe sepse ish-kapiteni duhet te ishte aty per te rekuperuar formen
Inter Club Staff

Sot ka qene nje dite pushimi per skuadren zikalter qe ne prag te ndeshjes me Lazion ka shume mungesa per shkak te lojtareve te grumbulluar neper kombetaret respektive. 

Jane plot 11 lojtaret e grumbulluar per shkak te Euro2020 dhe ndeshjet e kombetareve te Amerikes Latine.

Por Spalletti duke pare stervitjet e renda gjate javes se kaluar, diten e sotme e ka shpallur dite pushimi per te gjithe dhe gjithcka do te rinise diten e neserme.

Gjithesesi pavarsisht se sot ishte pushim, ne Appiano Gentile eshte pare vetem Radja Nainggolan qe eshte paraqitur per tu stervitur i vetem sepse deshiron te jete gati ndaj Lazios.

Ai po tenton te rekuperohet nga demtimi i disate muskular kete sezon dhe pulpa duket me mire. Keshtu shpresat qe ai te jete ndaj Lazzios jane goxha te larta.

Gjithesesi, sot bashke me Nainggolan ne Appiano Gentile per tu stervitur pritej edhe ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardin, por ky i fundit ka preferuar te mos stervitet.

Ai eshte jashte forme per shkak se nuk eshte stervitur per 36 dite me radhe, por argjentinasi ka preferuar nje dite pushimi se sa te punoje ne qendren sportive. 

Icardi javen e shkuar eshte rikthyer te stervitet pjeserisht me grupin dhe cdo stervitje kete jave do te jete thelbesore per grumbullimin e tij per ndeshjen e se dieles. Prandaj ka habitur mungesa e tij sot por asnje polemike. Sot ka qene nje dite pushimi dhe ka qene e drejta e tij per te mos u paraqitur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.