Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sole 24 Ore zbulon: “Inter, gati shitja e aksioneve te LRC nga Suning te gjigandi Bc Partners: ja skenari.”

Sole 24 Ore zbulon: “Inter, gati shitja e aksioneve te LRC nga Suning te gjigandi Bc Partners: ja skenari.”
Inter Club Staff

Kontakte me Interin dhe me Suning. Sipas asaj qe tregon sot Sole 24 Ore, BC PARTNERS, nje nga grupet me te medha financiare ne bote, ka zbritur ne fushen e lojes.

Ashtu si nenvizon e perditshmja italiane, ne Itali, kjo kompani gjigande ndodhet prej shume vitesh (ne tregje).

“Ne 2002, nje nga operacionet e saj me te famshme ka qene blerja e grupit Galbani per nje miliard euro.”

“Nder shume investimet e saj italiane, eshte edhe ajo e blerjes se Cigerre, si dhe eshte pronare e rrjetit te njohur Old Wild West”.

“Interesi ne kete moment eshte thjesht fillestar dhe situata eshte ne evolucion te vazhdueshem. Prandaj, do te jete shume e rendesishme te shikohet se si do te ecin tratativat me gjigandin Suning.”

“Ata jane aksioneret ne maxhorance te Interit, ndersa aksioneret ne minorance jane ata te LionRock Capital”, nenvizon Sole 24 Ore.

“Por cfare po ndodh? Ne kete moment diskutimet jane per vetem nje kuote aksionesh te Interit, jo ato te Suning.”

“Pra, behet fjale per aksionet qe ka ne pronesi LionRock Capital. Per kete operacion do te kujdeset Goldman Sanchs nepermjet nje banke aziatike.”

“Duhet kujtuar, se Goldman eshte nje banke amerikane qe eshte shume afer grupit te Suning dhe Interit.”

“Prandaj, ne prezantimin qe Goldman ka bere per Interin, aty shikohen lojtaret e Interit qe perqafohen bashke me shkrimin: “Nje brand ikonik”. Pikerisht keshtu pershkruhet Interi nga ata.”

“Nder objektivat e Suning eshte me siguri rifinancimi i bondit (qe eshte ne skadence ne 2022) per rreth 375 milione euro.”

“Por kolosi kinez ka nevoje edhe per resurse te reja, sepse mbase ne 2021 mund te jete e nevojshme per Interin qe te behet nje rritje kapitali.”

“Situata nderkombetare, per shkak te pandemise, ka bere akoma me komplekse ardhjen e fondeve tek Interi direkt nga Kina, dhe keshtu, pervec rifinancimit te bondit, tek Interi mund te vine para te freskta edhe nga fonde private.”

“Por ne kete moment eshte totalisht jashte diskutimi shitja e aksioneve maxhoritare te Suning. Ata po mundohen te gjejne nje partner qe do te vinte tek Interi si aksioner ne minorance.”

“Kjo edhe per arsye se Suning nuk do e shiste kurre Interin pa te pakten 1 miliarde euro ne kembim, duke pare edhe investimet dhe vleren e skuadres, dhe keto para ne kohera si keto duken te pamundura per tu ofruar nga askush.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.